Evi Kokalari nxjerr se*kretet e Salianjit: Kush eshte ish e dashura e njohur e Salianjit, i ndau Grida se e donte për vete?

Zbulesa që ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka kryer ndërhyrje estetike gjatë kohës që ndodhej në burg, vazhdon të shkaktojë tronditje dhe reagime të ashpra në opinionin publik. Zëri më i fortë në këtë drejtim është ai i aktivistes konservatore Evi Kokalari, e cila prej disa ditësh ka nisur një seri postimesh publike ku hedh akuza të drejtpërdrejta për favorizim dhe keqpërdorim të sistemit penitenciar në Shqipëri.

Në postimet e saj të fundit, Kokalari jo vetëm konfirmon përmes burimeve të saj se Salianji ka kryer mbjellje flokësh dhe ndërhyrje në hundë ndërsa ndodhej në burg, por shkon më tej, duke kërkuar hetim urgjent institucional dhe përgjegjësi nga vetë Kryeministri Edi Rama.

“Me thonë që ‘qumështori’, në nëntor të kaluar, pra dy muaj pasi hyri në burg, është shtruar tek Spitali Amerikan në Tiranë. Nuk ka qenë i sëmurë, por me siguri ka bërë procedurën, minimalisht të flokëve. Për hundën nuk dihet akoma”, shkruan Kokalari, duke ngritur pikëpyetje serioze mbi mënyrën si është dhënë leja, nëse ka pasur autorizim mjekësor apo nëse është abuzuar me statusin politik.

“Kush e autorizoi? Kush e pagoi? Kush i dha luksin?”
Në reagimin e saj të dytë, Kokalari përshkruan me sarkazëm por edhe zemërim pamjen e re të Salianjit dhe ngre pyetje publike mbi financimin dhe lehtësitë që i janë dhënë një të dënuari për çështje penale.

“Nëse kjo është e vërtetë, ky është një skandal që kalon çdo normë. Imagjinoni të ndodhë kjo në Itali, Francë apo Amerikë. Të gjitha mediat do ishin ngritur në këmbë. Jeni kthyer më shumë se në një shtet bordello.”

Ajo kujton me ironi rastin e një qytetari që nuk mundi të paguante trajtimin në të njëjtin spital ku sipas saj u trajtua Salianji, duke ngritur edhe një krahasim të fortë shoqëror:

“Politikanët që duan të marrin dhe kryesinë e PD-së – ky s’ka për ta marrë kurrë – i përballojnë këto shpenzime nga qelitë e burgut. Ndërsa shqiptarë të tjerë janë nëpër burgje sepse nuk paguajnë dot ujin dhe dritat.”

Ish-e fejuara dhe “hyrja e Gridës”
Kokalari nuk ndalet vetëm tek ndërhyrjet estetike, por publikon edhe një tjetër aspekt të jetës personale të Salianjit, që sipas saj hedh dritë mbi rrethin social dhe marrëdhëniet me figurat publike brenda PD-së. Ajo thotë se i kanë dërguar foto të ish të fejuarës së tij – një vajzë avokate, shumë e bukur dhe me taban të djathtë – por sipas saj, marrëdhënia përfundoi sepse “ju fut Grida Duma”.

“Mos më bëni moral që flas për një çift mediokër që tani dashkan dhe kryesinë e PD-së, ndërkohë që në 8 janar ishin fizikisht gati të abuzonin demokratët.”

Reagimi i plote:

Sa herë hapen debate, gjithnjë ka njerëz që më dërgojnë info të ndryshme. Kuptohet, duhet ti kalosh në veting shumicën, por gjithnjë del dikush me info të sakta.
Sot më dërguan foto të ish të fejuarës së qumështorit, një vajzë e re, ndoshta më e re se ai dhe yll e bukur, me bukuri të nivelit të miseve dhe këngëtarëve që sheh lart e poshtë.

Por jo vetëm e bukur, por avokate me profesion dhe nga një familje puro e djathtë dhe me taban.
U ndanë se j’u fut Grida Duma.
Gjithë të mirat. Mos më bëni moral se nuk duhet të flas kundër këtij çifti super mediokër që tashti dashkan dhe kryesinë e PD-së, asaj PD-je që u identifikua si e Rithemelimit, dhe këta të dy e luftuan me zell të madh dhe fizikisht ishin gati të abuzonin demokratët në 8 Janarit!!
Me thone qe qumeshtori ne Nentorin e kaluar, pra dy muaj mbasi hyri ne burg, eshte shtruar tek spitali Amerikan ne Tirane. Nuk ka qene semure, por me siguri ka bere proceduren minimalisht te flokeve. Per proceduren e hundes nuk dihet akoma.

Ne rradhe te pare, ky rast duhet te investigohet urgjentisht. Nese eshte e vertet, ky eshte nje skandal per te cilen duhet te mbaj pergjigjesi direkt Edi Rama. Burgjet jane nen administrimin e tij, dhe nese politikanet lejohen te dalin si t’ju doje qejfi per te bere operacione kosmetike, ky eshte skandal qe kalon cdo norme.
Imagjinoni te ndodh kjo ne Itali, France apo Amerike. Do ishin ngritur te gjithe mediat ne kembe.

Jeni kthyer me teper se ne nje shtet bordello. Deri tashme ju kisha klasifikuar si stalle derrash, por nuk konceptoj dot qe politikanet te perfundojne ne burg, per korrupsion apo fallcifikim faktesh, dhe te lejohen te bejne nderhyrje kirurgjikale ne klinikat private.
S’me kujtohet kush ishte disa vite me pare, nje aktor me duket, qe perfundoi tek spitali amerikane dhe s’paguante dot kurimin. Politikanet qe duan te marrin dhe kryesine e PDse (ky s’ka per ta marre kurre) – i perballojne keto shpenzime nga qelite e burgut.

Gjithashtu, sa Shqiptare keni neper burgje sepse nuk paguajne dot ujin dhe dritat? Me thone, ka shume nga rrethet. Do doja ta verifikoja dhe kete.

A ka reagim zyrtar?
Deri më tani, as Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, as Ministria e Drejtësisë dhe as vetë Spitali Amerikan nuk kanë bërë asnjë reagim publik për të sqaruar nëse Ervin Salianji ka qëndruar në këtë institucion shëndetësor gjatë kohës që ishte i dënuar me vendim penal. Po ashtu, asnjë zyrtar i PD-së apo vetë Salianji nuk ka komentuar mbi akuzat për ndërhyrje estetike.

Nëse akuzat e Kokalarit verifikohen, ky rast do të ngrejë precedent për trajtimin preferencial të figurave politike në sistemin e drejtësisë shqiptare, në një kohë kur shumë qytetarë janë të dënuar për vepra penale minimale dhe nuk përfitojnë as ndihmën bazike shëndetësore, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

“Prej tre ditësh kjo zonjë fle para komisariatit, është e paushqyer dhe ka nevojë për ndihmë”

Një qytetare ka dërguar në redaksinë e JOQ Albania një video prekëse, ku shfaqet një grua e shtrirë në stolat përpara komisariatit të policisë në Vorë. Sipas…

Franca njofton marrëveshjen ‘historike’. Krijohet ‘Shteti i Kaledonisë së Re’, por do të mbetet franceze

Franca njoftoi të shtunën një marrëveshje “historike” me Kaledoninë e Re , në të cilën territori përtej detit, i tronditur nga dhuna vdekjeprurëse separatiste vitin e kaluar,…

Euro në rënie të lirë. Humbje në disa sektorë, përfiton vetëm qeveria

Java që lamë pas solli një dobësim të ndjeshëm të euros, duke arritur një nivel të ri historik të kursit të këmbimit euro-lekë. Sipas kursit zyrtar të…

Vijon edhe sonte aksioni në Theth, prishen 60 ndërtime pa leje nga 80 të evidentuara

Operacioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth, pavarësisht kundërshtimit të banorëve, ka vijuar edhe ditwn e sotme. Ndryshe nga ditët e tjera ku pati përplasje…

Familja Trump investon në Evropë/ Kulla ikonike Trump Tower ndërtohet edhe në Bukuresht

Familja Trump po zgjeron praninë e saj në Evropë, pasi Organizata Trump njoftoi qëllimin e saj për t’u zgjeruar në Rumani, duke nisur një fazë të re…

Emine Erdogan preket gjatë fjalimit të presidentit turk mbi çar’matimin e PKK-së

Kongresi i 32-të i Konsultimit dhe Vlerësimit i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) filloi në një atmosferë të ngarkuar emocionalisht, me protagonistë Presidentin turk Rexhep Tajip…