Operacioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth, pavarësisht kundërshtimit të banorëve, ka vijuar edhe ditwn e sotme.
Ndryshe nga ditët e tjera ku pati përplasje të ashpër mes banorëve, policisë dhe IKMT-së, situata në ditën e gjashtë ishte më e qetë, por tensionet nuk munguan.
Situata u tensionua me mbërritjen e përfaqësuesve të Partisë Demokratike, deputetit Luçiano Boçi dhe ish-kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia, të cilët duke mbështetur banorët, tentuan disa herë të çajnë kordonin e policisë, por pa sukses.
Aksioni u ndoq me kureshtje nga turistët e huaj, të cilët qëndronin në ballkonet e bujtinave të tjera.
Deri më tani në Theth janë shembur rreth 60 objekte pa leje, nga rreth 80 të tilla që janë evidentuar në këtë zonë.
Ndërkohë operacioni nuk do të ndërpritet edhe gjatë natës deri në shembjen e 80 objekteve.
https://www.facebook.com/share/v/1AB45L6KSR/