Tradhtia dhe ndarja! I propozoi për martesë, si Kida i mori partnerin influenceres!

Influencerja kosovare Lena Berisha, ka sqaruar së fundmi të vërtetën e cila fshihet pas lajmeve virale ku thuhet se këngëtarja Orhideja Latifi, e njohur si ‘Kida’ i mori të dashurin.

Lena ka treguar se ish-partneri i saj e ka tradhtuar atë me Kidën, teksa tha se kjo ishte dhe arsyeja që influencerja ka hequr dorë nga muzika.

Mirëpo Lena thekson se situata është keqkuptuar nga ndjekësit pasi për këtë tradhti ajo nuk ja ka vënë fajin Kidës, teksa shprehet se: “Askush nuk ta merr dikë me zor”.

“Mua më është bërë pyetja ‘Pse e ke lënë muzikën?’ dhe unë kam thënë sepse më ka lënë ai tjetri për një këngëtare, nuk kam thënë unë ‘ma ka marrë ajo me zor,’ sepse askush s’ta merr dikë me zor,” është shprehur Lena.

Ndër të tjera influencerja tregon se ajo tradhti e ka lënduar shumë dhe në këtë pikë të jetës që është nuk i beson askujt.

“Më ka lënduar patjetër, nuk mendoj se dikush që e ka kaluar këtë gjë nuk është lënduar, sidomos kur e do dikë shumë. Ka pasur momente shumë të këqija por fatmirësisht i kam kaluar të gjitha me familjen time dhe psikologen,” tha ajo ndërsa shtoi se: “Atëherë ndihesha keq por tani kur e mendoj më ka vlejtur shumë, më ka ndryshuar totalisht, me ka pjekur si njeri.”

Kujtojmë që këngëtarja e njohur Kida vetëm pak ditë më parë , dhuratën më të bukur për ditëlindje e ka marrë nga partneri i saj.

Partneri, të cilin Kida e ka mbajtur përgjatë gjithë kësaj kohe jashtë syrit të publikut, i ka propozuar për martesë në mënyrën më të veçantë. Me kombinime dritash në qiell, ai i ka uruar ditëlindjen dhe i ka bërë propozimin.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria e jetës time! Je gati gati? Le të fillojë loja… do të martohesh me mua?”, shkruhej nga partneri.

Kida, e emocionuar, i tha po, ndërsa në postim shprehet duke thënë “Ndriçove qiellin siç më ke ndriçuar mua”.

Related Posts

Mësoni surprizat e Motit për fundjavën

Dita e shtunë sipas meteorologëve do të ketë vranësira dhe reshje shiu kryesisht gjatë paradites. Ndërsa ndryshe parashikohet dita e diel nga meteorologët. “Parashikohet që të shtunën,…

Shndërron autobusin e vjetër në apartament modern

Një 45-vjeçar ka shndërruar një autobus të vjetër londinez në një apartament luksoz me dy dhoma gjumi, duke tërhequr vëmendjen e publikut dhe të mediave britanike. Dan…

E PAPRITUR/ Qeveria fal gjobat që nga viti 2015

Qeveria ka vendosur të falë gjobat në prag të zgjedhjeve të 11 Majit. Bëhet fjalë për gjoba të paekzekutuara deri në datën 15 janar 2025, të cilat…

Panik në studio! Të ftuarës i bien të fikët LIVE dhe rrëzohet, shtanget prezantuesi (Video)

Një e ftuar në “Fox News” humbi papritur ndjenjat teksa fliste drejtpërdrejt në transmetim, duke tronditur shikuesit dhe prezantuesin. Reagimi i këtij të fundit i ka habitur…

Tr*agjedi në çift/ 34-vjeçari pl*agos partneren dhe i jep fund jetës

Policia e Kosovës ka njoftuar se një 34-vjeçar ka vdekur në rrugën “B” në Prishtinë kurse një vajzë 30-vjeçare është lënduar. Paraprakisht dyshohet se 34-vjeçari ka plagosur…

Trishtim i madh! Mjekësia në Zl, mbyll sytë mjekja e njohur që shërbeu me në QSUT

Ka ndërruar jetë Prof. Asoc. Dr. Nexhmije Subashi, mjekja e njohur në fushën e mjekësisë shqiptare e cila ka shërbyer për shumë vite në QSUT. Ajo ka…