Ngjarje e rëndë/ Një burrë vr*et me armë një person, pl*agos një grua dhe më pas vetëvr*itet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së dielës në qytetin Traiskirchen, rreth 32 kilometra në jug të Vjenës, ku një burrë qëlloi për vdekje një person dhe plagosi rëndë një grua, para se të vetëvritej.

Sipas policisë austriake, autori u largua nga vendi i krimit me një automjet dhe më vonë u gjet i pajetë në një vresht, jo larg vendngjarjes. Viktima është një burrë, ndërsa gruaja e plagosur u transportua me helikopter drejt një spitali në Vjenë, ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Sipas zëdhënësit të policisë lokale, Johann Baumschlager, dyshohet se ngjarja u parapri nga një konflikt verbal mes tre personave.

Hetimet po zhvillohen nga Zyra për Hetime Kriminale e Austrisë së Poshtme, ndërkohë që ende nuk janë zbuluar detaje të mëtejshme mbi motivin.

Mediat lokale raportojnë se autori i dyshuar, 67 vjeç, ishte me origjinë austriake dhe ndodhej me leje të përkohshme nga burgu. Ai posedonte armën me të cilën kreu krimin në mënyrë të paligjshme.

Related Posts

Big Brother VIP Albania “shpërthen” në meme: Ja fotot më pikante që po bëjnë xhiron e rrjetit

Që në ditët e para, ky edicion i Big Brother VIP Albania ka ndezur rrjetet sociale, duke u kthyer në një burim të pafundëm memesh, batutash dhe…

Kur shkretëtira zbardhet: Bora sjell një dimër magjik në Arabinë Saudite

Në një ngjarje të rrallë për rajonin, disa pjesë të Arabisë Saudite janë mbuluar me borë pak ditë më parë. Fenomeni ka prekur veri-perëndimin e vendit, ku…

Shqiptarët torturohen në kufirin hungarez: Një sportel i vetëm dhe 12 orë në radhë

Qytetarët shqiptarë që janë nisur nga Europa për në Shqipëri për festat e fundvitit po përballen me pritje të gjata dhe vështirësi të shumta në kufirin e…

Horoskopi javor i Paolo Fox, 22 deri më 28 dhjetor 2025 për të gjitha shenjat

Kemi mbërritur në një javë magjike, atë që na çon drejt e në zemër të Krishtlindjeve. Ky horoskop për javën nga 22 deri më 28 dhjetor 2025…

Djali humbi jetën papritur, e ëma s’duroi dhimbjen dhe VDlQ: Të dy përcillen sot për në banesën e fundit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së premtes fshatin Lalm i Ri, në Lezhë, ku brenda pak orësh humbën jetën dy anëtarë të së njëjtës…

🔥 2 H0T 4 U 🔥