Aksioni në Theth/ Famullitari i Shkodrës: Ato njerëzit e shkretë i joshën, i rrejtën dhe në fund i tradhtuan

Famullitari Dom Vlash Palaj, në meshën e mbajtur ditën e sotme në Shkodër, ka dhënë një mesazh të fortë lidhur me situatën e krijuar në Theth ditët e fundit.

Ai është shprehur kundër aksioneve të qeverisë për prishjen e ndërtimeve pa leje, ku thekson se e gjithë çështja mund të zgjidhet me dialog mes të dy palëve.

“Për shkak se populli jonë vazhdon fatkeqësisht me kenë i mbushun prapë me armiqësi, me urrejtje, me nji varfni të theksume shpirtnore, atëherë nuk merr parasysh se atij tjetrit je duke ia shkatërru jetën, edhe pse ai tjetri ndoshta ka jetu e ka vepru në mënyrë të gabume.”, thote Dom Vlash Palaj.

Gjithashtu ai shprehet se marrëdhëniet mes njerëzve nuk zgjidhen me ndëshkime e dënime, ndërsa bën thirrje për një rrugëzgjidhje që të jetë në të mirën e të gjithëve.

Më tej ai thotë se kjo situatë të sjell kujtimë nga e shkuara kur njerëzit vritenin për uje e tokë, ndërsa sot po vriten për disa kabina dërrasash.

Në fund të fjalës së tij, Dom Vlash Palaj këshillon emigrantët që gjatë pushimeve të tyre në Shqipëri të shmangin Thethin, sepse sipas tij “aty humbni qetësinë mendore dhe shpirtnore, e si pasojë, edhe fizikisht nuk keni me gjet paqe.”

FJALA E FAMULLITARIT:

“Një konflikt i madh atje në Theth, më vjen shumë keq për ato njerëzit e shkretë sepse i joshën, i rrejtën, i blenë, i shfrytëzuan, i vjelën për nga ana monetare, dhe në fund i hodhën, i tradhtuan, i dogjën, i shkatërruan, do t’i gjobisin e do t’i burgosin. Faik Konica thotë nji fjalë, e cila, duhet të na bajnë të reflektojmë. E keqja ma e madhe e Shqipnisë janë shqiptarët. Por, cilët shqiptarë? Ato, të cilët s’i kanë mësu ende fjalët e jetës. Krishti thotë: Në qoftë se don me zgjidh problemin me vëllaun tand, me të afërmin tand, jena pjesë e nji kombi. Shqipnia është një fshat i vogël me e krahasu me vendet e tjera.

Merre përpara vëllaun tand, ulu me të, mos e kushtëzo dialogun tand në kohë. Kërko ta bindësh se cila është e mira dhe e vërteta. Por, mundet me të ndodh që s’ndigjon. Atëherë, të lutem, mos e dëno, mos e gjyko as mos e paragjyko, sepse nuk je ti Zoti i jetës së tij. Thirri edhe 2-3 dëshmitarë, edhe në praninë e tyre, thuaji edhe njiherë. E në qoftë se edhe ato nuk i ndigjon, e prapë nuk ndigjon, prapë mos u dorëzo. Ftoje krejt bashkësinë. Uluni të gjithë së bashku. Diskutoni sesi mund të zgjidhet problemi i këtij personi. Mund të ndodhin që as ato nuk i ndigjon. Atëherë, kur ke ba edhe tentativën e tretë, dhe i ke vu në dijeni të gjithë, atëherë kur nuk merr vesh, leçite – veçoje, thotë. Sepse nuk e don të mirën. Kurse, në atë realitet të atij fshati malor, ça vërejmë? A thua se jena armiq të njeni-tjetrit. Më besoni, të krishtenë të dashtun, dhe ju ftoj që të mendoni seriozisht në lidhje me këtë gja.

Për shkak se populli jonë vazhdon fatkeqësisht me kenë i mbushun prapë me armiqësi, me urrejtje, me nji varfni të theksume shpirtnore, atëherë nuk merr parasysh se atij tjetrit je duke ia shkatërru jetën, edhe pse ai tjetri ndoshta ka jetu e ka vepru në mënyrë të gabume. Por, kurrë ti mos merr pretendimin se je Zoti i tjetrit. Kërkoni të bindni njeni-tjetrin e të gjeni nji rrugëzgjidhje, e cila, është në të mirën e të gjithëve. Nuk është ligji mbi çdo gja.

Ligji është mbi çdo gja, atëherë kur ne kena shkel mbi njerëzinë tonë dhe kena shkel atë prani Hyjnore, e cila, e ka stolis jetën njerëzore për me gjet rrugëzgjidhje ma paqësore dhe ma dialoguese mes vëlleznish. Duhet me dit gjithmonë me u marr vesh, sepse nuk zgjidhet raporti i vëllaznisë me gjykime e me dënime. Por, ato të cilët, janë skllevër të jetës, skllevër të sjelljeve të saj, ato s’marrin parasysh se tjetrit i shkatërrohet jeta. Dashtë Zoti që të piqen edhe ato kushtet kulturore, historike, njerëzore e të lartësohemi disi në ndërgjegjen tonë. Përndryshe, s’kena me pas kurrë paqe.

Ashtu siç shumë njerëz kanë humbur jetët e tyre, kena shumë, shumë kujtesë të keqe nga e shkumja, sepse janë vra për nji copë tokë, për nji vijë ujit, e sot tuj u vra për disa kabina dërrasash, të cilat, përbajnë e shprehin nji sakrificë të nji popullit, që historikisht ka vuajt e don me mujt me jetu e me pa vetvedin se është disi i sigurt në atë dinjitetin e jetës së tij. Por ja që, ka prapë shumë ligësi dhe nuk din me u marr vesh për të mirën.

Zoti ia shndrittë mendjen çdokujt e çdokush dittë me u naltësu në atë dinjitetin e të kenunit njerëz të shprehjes së njerëzisë, sepse jena të gjithë bij të të njëjtit Atë, që i bjen me kenë vëllezën e motra mes nesh. Pa harru se duhet me i dhanë mirëseardhjen emigrantëve, uroj që të kaloni ditë të paqta, plot me bekime shpirtnore, qetësi e liri mendore, por edhe me pushim fizik. Sepse pushimet duhet të jenë integrale, domethënë të gjitha aspektet e jetës njerëzore. Fatkeqësisht, ju këshilloj të mos shkoni në Theth, se aty humbni qetësinë mendore dhe shpirtnore, e si pasojë, edhe fizikisht nuk keni me gjet paqe. Nuk është faji juaj. Faji kuptohet është i atyre, të cilët, janë ma shumë të prirun me ba keq dhe me shkatërru, sesa me ndërtu. Kujdes, sepse ato të cilët janë më të padrejtit, bajnë çmos me kenë të dhunshëm për me imponu drejtësinë e tyre të tjerëve”

Çfarë po ndodh në Theth?

Në Theth ka nisur një perplasje mes autoriteteve policore dhe banorëve të zonës, për shkak të urdhërit të kryeministrit Rama për prishjen e ndërtimeve pa leje.

Banorët kanë kundërshtuar këtë urdhër, duke kërkuar dialog mes tyre dhe shtyrje të afatit deri në përfundim të sezonit turistik.

Por këto kërkesa të banorëve, duket se kanë rënë në vesh të shurdhët, pasi IKMT po vijon me shembjen e strukturave pa leje. Në këto kushte, banorët në shenjë proteste kanë paralajmëruar se do të mbyllin fare bujtinat.

Related Posts

Nga Paolo Fox: 3 shenjat më të favorizuara dhe 3 që duhet të tregohen të kujdesshme të hënën 22 Dhjetor 2025

Këtë të hënë fati favorizon ata që veprojnë me maturi, planifikim dhe qartësi, ndërsa shenjat emocionale ose të shpërqendruara duhet të ngadalësojnë ritmin. Dita nuk është negative,…

“E pabesueshme! Arbër Hajdari si Edi Rama thyen rekord historik në Big Brother VIP”

Arbër Hajdari ka hyrë zyrtarisht në histori si opinionisti më jetëgjatë i “Big Brother VIP Albania”. Me pjesëmarrjen e tij për të pestin sezon radhazi, Hajdari thyen…

Çfarë bëri Ledioni në BB VIP Albania që ndezi reagimet dhe bëri fansat të kritikojnë ashpër Big Brother VIP Kosova?

Spektakli “Big Brother VIP Albania” nisi mbrëmjen e djeshme me shumë entuziazëm, teksa banorët e rinj u futën në shtëpinë luksoze nën vëmendjen e madhe të publikut…

Big Brother VIP Albania “shpërthen” në meme: Ja fotot më pikante që po bëjnë xhiron e rrjetit

Që në ditët e para, ky edicion i Big Brother VIP Albania ka ndezur rrjetet sociale, duke u kthyer në një burim të pafundëm memesh, batutash dhe…

Kur shkretëtira zbardhet: Bora sjell një dimër magjik në Arabinë Saudite

Në një ngjarje të rrallë për rajonin, disa pjesë të Arabisë Saudite janë mbuluar me borë pak ditë më parë. Fenomeni ka prekur veri-perëndimin e vendit, ku…

Shqiptarët torturohen në kufirin hungarez: Një sportel i vetëm dhe 12 orë në radhë

Qytetarët shqiptarë që janë nisur nga Europa për në Shqipëri për festat e fundvitit po përballen me pritje të gjata dhe vështirësi të shumta në kufirin e…