Muli kërkon të demaskohen gënjeshtrat e Salianjit në burg

Në takimin e sotëm me Lelon, Muli ishte i prerë.
— Salianji po gënjen çdo ditë, – i tha. – Kërkon të bëhet hero se është larë me kanaçe në burg. Kam marrë informacionet e mia dhe ja raporti i drejtorit të burgut:

“Lidhur me pretendimet e zotit Salianji se është larë çdo ditë me kanaçe në burg, kjo është një gënjeshtër. E para, për tre muaj Salianji nuk është larë fare se kishte mbjellë flokët dhe nuk bënte dot dush. Lahej me kanaçe nga mesi e poshtë se nuk donte t’i lageshin flokët. Plus, dyshonte se uji mund ta infektonte dhe dëmtonte mbjelljen e flokëve. Fakti që ai nuk lahej dot në dush nuk është përgjegjësi e burgut, por halli i tij. Mjekët që i mbollën flokët i kishin rekomanduar të shmangte dushin. Burgu ynë disponon dushe të cilësisë së lartë, pasi disa nga të burgosurit janë shitës pajisjesh hidro-sanitare dhe na i kanë rregulluar.

Po ashtu, nuk është e vërtetë që ka ndenjur në burg me kriminelë dhe vrasës në qeli. E kemi pas lënë në një dhomë me drejtorin e Lali Erit dhe kanë shkuar shumë mirë me njëri-tjetrin. Madje nga përgjimet na rezulton se ka marrë përsipër ta gjejë kush është Nesti Angoni kur të dalë nga burgu.

Sa i përket takimeve speciale, nuk e kemi pas kufizuar për asgjë, përjashto rastet kur nuk donte vetë dhe bënte si i sëmurë. Këto i them me përgjegjësi të plotë.”

— E shikon? – i tha Muli. – Kërkon të maskojë faktin që e ka kaluar shumicën e burgut në klinikën e mbjelljes së flokëve dhe është larë nga mesi e poshtë. A thua është përsekutim i madh! Ne një herë në javë jemi larë sa u bëmë 40 vjeç!

— Ke të drejtë, – tha Lelo. – E tepëron pak me këto tregimet e burgut. Aq më tepër që ka bërë dhe burg me dëshmitarë. Por duhet ta mirëkuptojmë, se është pak i tronditur.

— Nuk e mirëkuptoj fare, – tha Muli. – Në fund të fundit, një njeri që ia ka futur dhe Luli, s’ka të drejtë të bëjë si udhëheqës. Të rrijë aty, mos të na çajë kokën.

— Dakord, – tha Lelo. – Do t’i kërkoj të shmangë këto kujtimet e burgut, pasi nuk mund të konkurrojë në një parti ku njeriu që ka bërë burg para tij është Doktori. Të ishte Doktori i pari, hajde, po ja pranonim. Por s’mund ta lëmë Doktorin të dytin në këtë pikë. Se ia ka bërë 10 muaj qeli Doktori, dhjetë muaj maj ballkonit!

— Ke të drejtë, – tha Lelo. – Do t’ia them menjëherë, që po i rrezikohet karriera nga këto gjëra.

Related Posts

Pronari ia kishte lënë në kujdes fqinjit, shtëpia shkrumbohet nga flakët

LUSHNJE, 21 dhjetor 2025 Një banesë e pabanuar është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në fshatin Kosovë e Vogël, në bashkinë Lushnje. Sipas informacioneve paraprake, në…

Po iknin për pushime, dy shqiptarë humbin j*tën në aks*dent tragjik, plagoset një tjetër

Dy persona kanë humbur jetën pasditen e sotme si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur në autostradën Beograd–Nish, pranë daljes së Umçarit, raportojnë mediat…

Nga Paolo Fox: 3 shenjat më të favorizuara dhe 3 që duhet të tregohen të kujdesshme të hënën 22 Dhjetor 2025

Këtë të hënë fati favorizon ata që veprojnë me maturi, planifikim dhe qartësi, ndërsa shenjat emocionale ose të shpërqendruara duhet të ngadalësojnë ritmin. Dita nuk është negative,…

“E pabesueshme! Arbër Hajdari si Edi Rama thyen rekord historik në Big Brother VIP”

Arbër Hajdari ka hyrë zyrtarisht në histori si opinionisti më jetëgjatë i “Big Brother VIP Albania”. Me pjesëmarrjen e tij për të pestin sezon radhazi, Hajdari thyen…

Çfarë bëri Ledioni në BB VIP Albania që ndezi reagimet dhe bëri fansat të kritikojnë ashpër Big Brother VIP Kosova?

Spektakli “Big Brother VIP Albania” nisi mbrëmjen e djeshme me shumë entuziazëm, teksa banorët e rinj u futën në shtëpinë luksoze nën vëmendjen e madhe të publikut…

Big Brother VIP Albania “shpërthen” në meme: Ja fotot më pikante që po bëjnë xhiron e rrjetit

Që në ditët e para, ky edicion i Big Brother VIP Albania ka ndezur rrjetet sociale, duke u kthyer në një burim të pafundëm memesh, batutash dhe…