“Kujt s’i pëlqen, le të dalë!” Pasagjerja denoncon sjelljen e stjuardit të Wizz Air: Pritëm 3 orë!

Një pasagjere e fluturimit Barcelonë-Tiranë, operuar nga kompania Wizz Air, ka dërguar një video dhe një ankesë në redaksinë e JOQ Albania, ku denoncon sjelljen e konsideruar të pahijshme nga ana e një stjuardi gjatë udhëtimit të tyre.

Sipas qytetares, avioni është nisur me 3 orë vonesë, dhe pasagjerët kanë kërkuar sqarime për situatën. Por përballë kërkesave të tyre, sipas saj, stjuardi është përgjigjur me arrogancë:

“Pas shumë pritjesh dhe kërkesave për shpjegim, stjuardi na u kthye: ‘Kujt nuk i pëlqen, është i lirë të dalë’. Nuk arrita ta filmoja të gjithë skenën sepse nuk e hapa kamerën me parë, por sjellja ishte e papërshtatshme,” – thotë ajo.

Në videon e dërguar shfaqet një moment tensioni ku stjuardi debaton me një zonjë, e cila i thotë: “Si mund të më thuash dil, mor zotëri?”, ndërsa ai i përgjigjet: “Mbaj vendin që të takon”. Më pas, ai i drejtohet edhe qytetares që po regjistronte videon, duke i kërkuar të ndalojë filmimin.

Denoncuesja shton:

“E dimë që kjo kompani ka pasur probleme, por të paktën të kishte staf të kualifikuar dhe të sjellshëm. Nuk është normale që një stjuardi t’i drejtohet udhëtarëve në këtë mënyrë, aq më tepër pas një vonese prej 3 orësh.”

Rasti sjell në vëmendje shqetësimet e shumta që janë raportuar ndër vite për cilësinë e shërbimit dhe trajtimin e pasagjerëve nga Wizz Air, një kompani që operon gjerësisht edhe në tregun shqiptar.

JOQ Albania mbetet e hapur për reagimin e kompanisë dhe për çdo sqarim që mund të japë në lidhje me këtë situatë.

Related Posts

Nga Paolo Fox: 3 shenjat më të favorizuara dhe 3 që duhet të tregohen të kujdesshme të hënën 22 Dhjetor 2025

Këtë të hënë fati favorizon ata që veprojnë me maturi, planifikim dhe qartësi, ndërsa shenjat emocionale ose të shpërqendruara duhet të ngadalësojnë ritmin. Dita nuk është negative,…

“E pabesueshme! Arbër Hajdari si Edi Rama thyen rekord historik në Big Brother VIP”

Arbër Hajdari ka hyrë zyrtarisht në histori si opinionisti më jetëgjatë i “Big Brother VIP Albania”. Me pjesëmarrjen e tij për të pestin sezon radhazi, Hajdari thyen…

Çfarë bëri Ledioni në BB VIP Albania që ndezi reagimet dhe bëri fansat të kritikojnë ashpër Big Brother VIP Kosova?

Spektakli “Big Brother VIP Albania” nisi mbrëmjen e djeshme me shumë entuziazëm, teksa banorët e rinj u futën në shtëpinë luksoze nën vëmendjen e madhe të publikut…

Big Brother VIP Albania “shpërthen” në meme: Ja fotot më pikante që po bëjnë xhiron e rrjetit

Që në ditët e para, ky edicion i Big Brother VIP Albania ka ndezur rrjetet sociale, duke u kthyer në një burim të pafundëm memesh, batutash dhe…

Kur shkretëtira zbardhet: Bora sjell një dimër magjik në Arabinë Saudite

Në një ngjarje të rrallë për rajonin, disa pjesë të Arabisë Saudite janë mbuluar me borë pak ditë më parë. Fenomeni ka prekur veri-perëndimin e vendit, ku…

Shqiptarët torturohen në kufirin hungarez: Një sportel i vetëm dhe 12 orë në radhë

Qytetarët shqiptarë që janë nisur nga Europa për në Shqipëri për festat e fundvitit po përballen me pritje të gjata dhe vështirësi të shumta në kufirin e…