Alfred Moisiu: ‘Çdo deputet me vila! Të bëjnë për budalla! Jetoj në banesën e 53 viteve më parë!’

Tiranë- Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka ngritur alarmin për niveli e lartë të pasurimit të zyrtarëve publikë në krahasim me të ardhurat që ata ligjërisht përfitojnë.

Në një intervistë televizive, Moisiu theksoi se, ndonëse ka qenë në krye të shtetit për pesë vite, vijon të jetojë në një shtëpi të ndërtuar 53 vite më parë ndërkohë që shumë deputetë, sipas tij, zotërojnë pasuri të shumta, disa të deklaruara dhe të tjera të fshehura.

“Rakisë iu hodh ujë”, ish-presidenti Moisiu: Reforma në drejtësi u prish një natë para votimit! “Nuk është sekret që jo figurat më të larta, por edhe çdo deputet ka shtëpi në det, në mal e në kodër. Me çfarë u bënë? Rrogat i dimë,” tha Moisiu.

Ai kritikoi gjithashtu mungesën e përgjegjshmërisë së zyrtarëve ndaj akuzave për korrupsion, të cilat sipas tij shpesh mohohen duke u quajtur “shpifje”.

“Më e keqja është se thonë se janë në rregull dhe janë shpifje. Këta të bëjnë edhe budalla,” u shpreh ai me ton të drejtpërdrejtë.

Apel për drejtësinë: Të hetohet me dokumente, jo me supozime

Moisiu i bëri thirrje drejtësisë së re që të mos operojë me hamendje, por të bazohet në prova konkrete dhe dokumente zyrtare, edhe nëse këto duhen kërkuar jashtë Shqipërisë.

Related Posts

Nga Paolo Fox: 3 shenjat më të favorizuara dhe 3 që duhet të tregohen të kujdesshme të hënën 22 Dhjetor 2025

Këtë të hënë fati favorizon ata që veprojnë me maturi, planifikim dhe qartësi, ndërsa shenjat emocionale ose të shpërqendruara duhet të ngadalësojnë ritmin. Dita nuk është negative,…

“E pabesueshme! Arbër Hajdari si Edi Rama thyen rekord historik në Big Brother VIP”

Arbër Hajdari ka hyrë zyrtarisht në histori si opinionisti më jetëgjatë i “Big Brother VIP Albania”. Me pjesëmarrjen e tij për të pestin sezon radhazi, Hajdari thyen…

Çfarë bëri Ledioni në BB VIP Albania që ndezi reagimet dhe bëri fansat të kritikojnë ashpër Big Brother VIP Kosova?

Spektakli “Big Brother VIP Albania” nisi mbrëmjen e djeshme me shumë entuziazëm, teksa banorët e rinj u futën në shtëpinë luksoze nën vëmendjen e madhe të publikut…

Big Brother VIP Albania “shpërthen” në meme: Ja fotot më pikante që po bëjnë xhiron e rrjetit

Që në ditët e para, ky edicion i Big Brother VIP Albania ka ndezur rrjetet sociale, duke u kthyer në një burim të pafundëm memesh, batutash dhe…

Kur shkretëtira zbardhet: Bora sjell një dimër magjik në Arabinë Saudite

Në një ngjarje të rrallë për rajonin, disa pjesë të Arabisë Saudite janë mbuluar me borë pak ditë më parë. Fenomeni ka prekur veri-perëndimin e vendit, ku…

Shqiptarët torturohen në kufirin hungarez: Një sportel i vetëm dhe 12 orë në radhë

Qytetarët shqiptarë që janë nisur nga Europa për në Shqipëri për festat e fundvitit po përballen me pritje të gjata dhe vështirësi të shumta në kufirin e…