Parkimi “dysh”, çfarë rrezikojnë drejtuesit e mjeteve? Ja kur kjo shndërrohet në vepër penale që dënohet me burg

Deklarata e fundit e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, për ashpërsimin e masave ndaj parkimeve të gabuara, në veçanti atyre të quajtura “parkime dysh”, ka ngjallur debat dhe keqkuptime në publik.

Shumë qytetarë janë shqetësuar se çdo parkim dysh mund të çojë automatikisht në ndjekje penale. Por News24 ka mësuar se e vërteta është ndryshe.

Çfarë është parkimi “dysh”?

Bëhet fjalë për situatën kur një automjet ndalon ose parkohet në rrugë, pranë një mjeti tjetër që është tashmë i parkuar anash trotuarit apo buzë rrugës. Kjo sjell shpeshherë ngushtim të korsisë dhe vështirësi në qarkullim, por jo çdo rast konsiderohet automatikisht i dënueshëm penalisht.

Kur parkimi dysh kthehet në vepër penale?

Sipas burimeve nga Policia e Shtetit, parkimi i dyfishtë do të konsiderohet vepër penale vetëm në raste specifike dhe të mirëpërcaktuara, kur ai:

-Pengon qartazi dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë lëvizjen e automjeteve të emergjencës si ambulanca, zjarrfikëse, mjetet e policisë apo shërbime të tjera të institucioneve.

-Bllokon tërësisht rrugën, duke e bërë të pamundur kalimin e mjeteve të tjera.

-Shkakton bllokim total të rrugës për këmbësorët, duke u bërë pengesë serioze për sigurinë publike.

Në këto raste të rënda, policia nuk do të mjaftohet me vendosjen e një gjobe administrative, por do të nisë procedurat për ndjekje penale, sipas nenit 293 të Kodit Penal, që parashikon:

“Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit, vënia e pengesave dhe ndalimi me çdo mjet e mënyrë i qarkullimit të mjeteve të transportit automobilistik, hekurudhor, ujor apo ajror, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.”

Nis konfiskimi i bulmetit dhe mishit pa faturë, Rama: Proces i thellë reformimi për sigurinë ushqimore
Çfarë ndodh pas konstatimit nga policia?

Nëse një efektiv i qarkullimit rrugor konstaton një rast që përputhet me kriteret e mësipërme, ai nuk do të marrë vetë vendimin për ndjekje penale, por do ta referojë rastin në prokurori.

Organet e akuzës, pas shqyrtimit të pamjeve filmike, dëshmive dhe çdo prove tjetër të mbledhur, do të vendosin nëse drejtuesi i mjetit duhet të ndiqet penalisht.

Kjo do të thotë se çdo rast do të vlerësohet në mënyrë të veçantë, dhe vendimi për të ngritur një akuzë penale nuk është automatik, por i mbështetur në prova dhe rrethana konkrete.

Çfarë ndodh në rastet e zakonshme?

Në pjesën më të madhe të rasteve të parkimeve dysh, pra kur nuk ka pasoja të rënda për qarkullimin apo sigurinë, policia do të vijojë me masat administrative, ashtu si deri më sot, duke vendosur gjobë sipas Kodit Rrugor nga 1 mijë deri në 3 mijë. Kjo përfshin edhe vendosjen e bllokuesve të gomave dhe heqjen me karrotrec.

Related Posts

Identifikohet burri nga Tirana që e plagosën sonte në Durrës

PËRDITËSIM: Identifikohet burri nga Tirana që e plagosën sonte në Durrës, çfarë thotë policia Durrës – Ngjarja e rëndë që ndodhi sonte në Durrës te zona e…

Paga minimale, nga janari rritet barra tatimore për bizneset dhe të vetëpunësuarit

Nga janari 2026, për qindra mijë qytetarë dhe shumë biznese, paga minimale ndryshon duke pësuar rritje drastike 25 për qind. Nga 40 mijë ajo shkon në 50…

Pronari ia kishte lënë në kujdes fqinjit, shtëpia shkrumbohet nga flakët

LUSHNJE, 21 dhjetor 2025 Një banesë e pabanuar është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në fshatin Kosovë e Vogël, në bashkinë Lushnje. Sipas informacioneve paraprake, në…

Po iknin për pushime, dy shqiptarë humbin j*tën në aks*dent tragjik, plagoset një tjetër

Dy persona kanë humbur jetën pasditen e sotme si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur në autostradën Beograd–Nish, pranë daljes së Umçarit, raportojnë mediat…

Nga Paolo Fox: 3 shenjat më të favorizuara dhe 3 që duhet të tregohen të kujdesshme të hënën 22 Dhjetor 2025

Këtë të hënë fati favorizon ata që veprojnë me maturi, planifikim dhe qartësi, ndërsa shenjat emocionale ose të shpërqendruara duhet të ngadalësojnë ritmin. Dita nuk është negative,…

“E pabesueshme! Arbër Hajdari si Edi Rama thyen rekord historik në Big Brother VIP”

Arbër Hajdari ka hyrë zyrtarisht në histori si opinionisti më jetëgjatë i “Big Brother VIP Albania”. Me pjesëmarrjen e tij për të pestin sezon radhazi, Hajdari thyen…