Skema e re e mashtrimit, “ukrainasja” shënjestron hotelet në jug: Kujdes nga ky link!

Një rast shqetësues mashtrimi është denoncuar në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetar, i cili ngre alarmin për një skemë të rrezikshme që po vihet në zbatim ndaj pronarëve të hoteleve në jug të Shqipërisë, konkretisht në zonën e Qeparosë.

Sipas denoncimit, një person që prezantohet me emrin Anastasia Kotenko, me shtetësi të supozuar ukrainase, ka kryer tre rezervime të ndryshme përmes platformës booking.com, duke përdorur tre numra të ndryshëm telefoni.

Pas rezervimit, mashtruesja dërgon një link phishing, duke pretenduar se do të kryejë parapagimin përmes MoneyGram. Ajo kërkon nga pronarët të vendosin të dhënat e tyre bankare dhe më pas edhe kodin e sigurisë që u vjen nëpërmjet SMS-it, duke marrë kështu akses të plotë në llogaritë e tyre.

Një prej viktimave ka humbur 170 euro, të cilat iu tërhoqën menjëherë nga karta bankare pasi kishte futur të dhënat dhe i dërgoi mashtrueses kodin që kishte marrë në celular.

“Linku është një faqe e pasigurt e krijuar vetëm për të vjedhur para nga karta juaj bankare!”, paralajmëron qytetari, duke i bërë thirrje të gjithë pronarëve të akomodimeve që të tregojnë kujdes maksimal dhe të mos fusin asnjëherë të dhënat e tyre në faqe të dyshimta, sado bindës të duken personat në komunikim.

JOQ Albania i bën thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe të mos bien pre e kësaj skeme që mund të dëmtojë shumë njerëz të tjerë.

Nëse keni pasur raste të ngjashme ose jeni kontaktuar nga këta numra, mos vendosni të dhënat tuaja personale dhe kontaktoni menjëherë me institucionet përkatëse dhe bankën tuaj për të bllokuar përkohësisht çdo veprim me kartën tuaj.

Related Posts

Cilën gjyshe do më shumë fëmija – nga ana e nënës apo nga babai?

Fëmijët, si rregull, nuk kanë të njëjtën afërsi dhe lidhje me të gjitha gjyshet dhe gjyshërit. Ja me cilën janë më të afërt dhe më të lidhur…

Reagimi i befasishem i Sara Hoxha per unazen e marteses me Ledionin

Nata e madhe e hapjes së “Big Brother VIP Albania 5” solli shkëlqim dhe emocione, por vëmendja e publikut u fiksua te një detaj në dukjen e…

Të gjithë kujtojne se është nga Tirana, do habiteni kur të mësoni se nga është me origjinë Rudina Magjistari

“Rudina” dhe dashuria për Korçën – Momenti kur studioja u mbush me emocion dhe krenari për origjinën “Rudina”, një nga programet më të ndjekura të pasdites në…

Dyshohet se një banor është në gjendje të rëndë — ndërpriten kamerat, reagon familja

Një situatë shqetësuese është regjistruar orët e fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, ku në qendër të vëmendjes ka qenë shëndeti i banorit Londrimit. Transmetimi…

Ngjarje e rende ne vend, disa te pl*gosur

Rreth orës 14:35, në qytetin e Kukësit, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur me armë zjarri shtetasit A. C., 36 vjeç, dhe S. K., 65 vjeç….

“A mund të flija në krevat me Sonilën…””/ Gazetarja i jep përgjigjen e fortë Milaim Zekës?

Mbrëmjen e djeshme, Kristi Lamaj u bë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”. Ai pati një mision që e kreu me…