17-vjeçarja u dërgua në spital me pl*umb në kokë, zbardhet ngjarja: Arr*estohet babai

Hetimet e policisë kanë zbardhur ngjarjen e rëndë që ndodhi ditën e hënë në qytetin e Vlorës, ku një 17-vjeçare u dërgua nga familjarët në spital me një plumb në kokë.

Sipas uniformave blu, 17-vjeçarja tentoi t’i jepte fund jetës pas mosmarrëveshjeve që kishte në familje.

Policia e Shtetit bën me dije se në kuadër të hetimeve të drejtura nga Prokuroria, është arrestuar në flagrancë babai i vajzës, shtetasin S. S., 43 vjeç, banues në fshatin Romës. Ai akuzohet veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Babai dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij, gjë që e ka detyruar atë në gjendje të rënduar psikologjike të tentojë të vetëvritet me armë zjarri, të dyshuar pistoletë.

Gjithashtu, është proceduar në gjendje të lirë gjyshi i të miturës, i cili akuzohet për veprën penale “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve”, pasi dyshohet se ka pasur në përdorim armën e zjarrit me të cilën vajza ka tentuar vetëvrasjen.

Autoritetet vazhdojnë kërkimin për gjetjen e armës së zjarrit, e cila dyshohet të jetë fshehur nga familjarët pas ngjarjes, dhe po kryhen veprime të mëtejshme hetimore për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

17-vjeçarja ndodhet në Spitalin e Traumës, duke u mbajtur nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë për jetën.

Materialet hetimore janë dorëzuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë për veprime të mëtejshme.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…