Banorët e pallatit s’kanë ku kalojnë, rrugën e kanë mbyllur me dyer të hekurta

Banori i një pallati në zonën e njohur si “Farmacia 10” në Tiranë i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një situatë shqetësuese që po përjeton së bashku me banorët e tjerë të godinës.

Sipas denoncuesit, ndërtuesi i pallatit ka abuzuar me hapësirat publike, duke i privatizuar në mënyrë të padrejtë dhe duke vendosur barriera që kufizojnë lëvizjen e banorëve. Ai shprehet se një pjesë e sipërfaqeve që duhet të ishin të përbashkëta, janë shitur te pronari i një dyqani i cili i përdor ato për parkim.

Një tjetër problem serioz lidhet me parkimin në katin -1 të pallatit. Banori pohon se garazhet janë mbyllur me grila metalike dhe nuk lejohet parkimi i mjeteve, duke i detyruar banorët të gjejnë zgjidhje të tjera.

Gjithashtu, një rrugicë e ngushtë mes pallatit dhe një ndërtese ngjitur, që shërbente si rrugëdalje e shkurtër drejt rrugës së Dibrës, është bllokuar me dy dyer hekuri, çelësat e të cilave nuk i ka askush nga banorët. Për pasojë, ata detyrohen të ecin për disa minuta rreth lagjes për të dalë në anën tjetër të pallatit.

Denoncuesi thekson se pallati ende nuk është hipotekuar dhe është në proces gjyqësor me ndërtuesin. Ai kërkon që rasti të bëhet publik me shpresën se institucionet përkatëse do të ndërhyjnë dhe do të marrin masa për të kthyer situatën në normalitet.

Denoncimi i plotë:

“Pershendetje JOQ Albania, desha te bej nje denoncim. Ndertuesi pallatit ka ven trar dhe nuk na len te futemi me makine ne shtepin tone, ka bllokuar hapsirat publike si dhe i ka shitur njerit qe ka dyqan nje pjes ku ai e ka ber si parkim personal. Parkon makinat e tij te transportit per magazinen po ashtu garazhdet jan mbyllur nje pjese ne katin -1 gje qe nuk lejohet.

Pallati eshte i pa kualiduar dhe nuk ka dal hipoteka, ndertuesin e kam hedhur ne gjygj. Gjithashtu eshte nje rrugic ku mund te dalim ne rruge kryesore direkt e ka mbyllur me dyer, nuk na lejohet aksesi dhe per te dal ne rrug kryesore duhet ti bihem rreth e rrotull lajgjes dmth duhet me bo 5 minuta ne kembe per te dal tek dyqanet.

A ke i mundësi te na e postini ju lutem tju bej video te gjitha ketyre dhe tju a dergoj ?? Anonim ju lutem flm.”

 

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…