S’po punon mirë me pensionet, Rama i përgjigjet komentuesit: Pensionistët e dinë kush e bëri Shqipërinë “lesh e li”, më të mirë se ne s’ka

Kryeministri Edi Rama, në episodin e radhës të rubrikës së tij në “Facebook”, “Sy m’sy”, u shpreh se qeveria socialiste ka bërë për pensionistët më shumë se kushdo tjetër.

Sipas Ramës, e majta realizoi reformën e pensioneve dhe “mundësoi për këdo që ka dalë në pension 10 vitet e fundit, të ketë një pension më të lartë se 10 vite më parë”.

“E mira s’ka fund dhe borxhi i kësaj shoqërie ndaj pensionistëve, qoftë atyre që jetuan diktaturën, qoftë atyre që jetuan rrumpallën pa shtet të viteve të tranzicionit, nuk lahet kurrë.

Por, nëse ka një qeveri që ka bërë dhe mund të bëjë akoma më shumë për pensionistët është vetëm kjo qeveri e Partisë Socialiste.

Ishte kjo qeveri që bëri reformën e pensioneve. Mundësoi që kush ka dalë në pension 10 vitet e fundit, merr një pension konsiderueshëm më të lartë se 10 vite më parë.

Është kjo qeveri që u dha pensionistëve pak javë më parë plot 100 milionë euro si bonus për vitin e ri.

Për herë të parë, do të japë edhe një bonus të dytë në pranverë dhe do të mbajmë dy bonuse, këto janë fakte të kujdesit të vazhdueshëm për pensionistët”, tha Rama.

Rama kritikoi edhe liderin demokrat Sali Berisha dhe kundërshtarët e tjerë.

“Të tjerët, ata që s’kanë dhe s’do kenë asgjë në dorë, që nga një katran i madh te ca katranë të vegjël, pa cipë e pa Nishan, ofrojnë për pensionistët qilima fluturues, si trashëgimtarë të denjë të politikës së Sudes.

Pensionistët nuk e harrojnë kush e bëri Shqipërinë lesh e li, e dinë aritmetikën më mirë se sa Lulat e rinj, e kanë më të qartë se kushdo tjetër që ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne, ky vend as ka pasur, as nuk gjen dot dhe për 10 vite të tjera njëherë, pa diskutim”.

Related Posts

Dëshmia tronditëse pas 15 vitesh për Bleona Matën, nëna mes lotësh: Hallat e saj duhet të jenë në burg, babai i vajzës…

Një dëshmi tronditëse u dha para pak ditësh për Bleona Matën, vajzën e vogël e cila u zhduk 15 vite më parë në Kukës. Një i moshuar…

“Më kanë mbetur vetëm pak muaj jetë!”- Këngëtari i famshëm shokon fansat dhe zbulon problemin shëndetësor me të cilin po përballet

Këngëtari dhe ylli i R&B Ray J ka zbuluar publikisht se mjekët i kanë thënë se i kanë mbetur vetëm disa muaj jetë, pas problemeve të rënda…

Letër zyrtare që trondit “BBVA”-in: Familja e Selin Bollatit ngre akuza të forta

Familja e Selin Bollatit i është drejtuar zyrtarisht Top Channel dhe produksionit të Big Brother VIP Albania, duke shprehur shqetësimin e tyre të thellë për situatën e…

U dhunua barbarisht në mes të rrugës, Elton Tozaj kërcënohet sërish! I lyejnë shtëpinë me benzinë, gazetari reagon ashpër

Gazetari Elton Tozaj i cili vetëm 1 muaj më parë u rrah barbarisht, ka treguar së fundmi se është kërcënuar përsëri. Me anë të një reagimi në…

SPAK kërkon ta arrestojë për tendera abuzive, Belinda Balluku bën lëvizjen e papritur, kërkon ….

Në një kohë kur Prokuroria e Posaçme kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, numri dy i qeverisë ka depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë ku kundërshton ndalimin e…

Mos i humbni shpresat!/ Aktorja e njohur tregon se mbeti shtatzënë në moshën 44-vjeçe dhe rrëfen se si e priti kur mori vesh lajmin nga gjinekologu!

Aktorja e njohur, Claire Danes foli së fundmi hapur për shtatzëninë e saj të papritur me fëmijën e saj të tretë, kur ishte 44 vjeçe. Aktorja 46-vjeçare…