Na pret f*rri! Meteorologia jep lajmin e papritur, ja cdo ndodhe me motin ditet ne vijim

Në një intervistë për televizionin ABC News, meteorologia e njohur Rezarta Xhakollari ka dhënë një paralajmërim të qartë për motin gjatë muajit korrik, duke theksuar se ky muaj do të karakterizohet nga nxehtësi të forta dhe temperatura përvëluese, tipike për verën në Shqipëri, por me disa dallime nga vitet e kaluara.

Sipas saj, pjesa e dytë e korrikut do të sjellë kulmin e temperaturave të larta, me termometrin që pritet të shënojë deri në 41 gradë Celsius në disa zona të vendit.

Ajo theksoi se dita e djeshme ka regjistruar tashmë temperatura prej 37 gradësh në disa qytete, ndërsa rritja graduale do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

“Edhe nesër pritet një rritje me 1–2 gradë, por ende nuk kemi arritur atë 40 gradëshin e famshëm që të gjithë e presin gjatë verës,” u shpreh meteorologia.

“Java tjetër, pas datës 21 korrik, do të sjellë një valë të fortë të të nxehtit, ku temperaturat do të ngjiten në 40 deri 41 gradë Celsius, veçanërisht nga e mërkura deri të shtunën.”

Megjithatë, Xhakollari theksoi se korriku i këtij viti nuk është klasikisht i thatë si zakonisht. Ajo përmendi se në fund të muajit priten edhe reshje lokale, gjë që e bën këtë korrik më dinamik dhe të paparashikueshëm krahasuar me verat e zakonshme të thata dhe të qëndrueshme që kanë karakterizuar vitet e kaluara.

“Nga sot e në vazhdim, presim një korrik të nxehtë, por me ndërprerje nga reshje dhe luhatje të papritura të motit. Nuk është një verë e thatë klasike, por më e pasur në zhvillime atmosferike,” shtoi ajo.

Ky paralajmërim vjen në një kohë kur shumë qytetarë planifikojnë pushimet verore dhe mund të ndikojë në zgjedhjen e ditëve për të udhëtuar apo qëndruar në ambiente më të freskëta.

Ekspertja këshilloi gjithashtu që gjatë ditëve me temperaturë ekstreme, të gjithë duhet të kujdesen për hidratimin, të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve të mesditës dhe të ndihmojnë moshat më të brishta që përballojnë më vështirë të nxehtin.

Related Posts

Cilën gjyshe do më shumë fëmija – nga ana e nënës apo nga babai?

Fëmijët, si rregull, nuk kanë të njëjtën afërsi dhe lidhje me të gjitha gjyshet dhe gjyshërit. Ja me cilën janë më të afërt dhe më të lidhur…

Reagimi i befasishem i Sara Hoxha per unazen e marteses me Ledionin

Nata e madhe e hapjes së “Big Brother VIP Albania 5” solli shkëlqim dhe emocione, por vëmendja e publikut u fiksua te një detaj në dukjen e…

Të gjithë kujtojne se është nga Tirana, do habiteni kur të mësoni se nga është me origjinë Rudina Magjistari

“Rudina” dhe dashuria për Korçën – Momenti kur studioja u mbush me emocion dhe krenari për origjinën “Rudina”, një nga programet më të ndjekura të pasdites në…

Dyshohet se një banor është në gjendje të rëndë — ndërpriten kamerat, reagon familja

Një situatë shqetësuese është regjistruar orët e fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, ku në qendër të vëmendjes ka qenë shëndeti i banorit Londrimit. Transmetimi…

Ngjarje e rende ne vend, disa te pl*gosur

Rreth orës 14:35, në qytetin e Kukësit, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur me armë zjarri shtetasit A. C., 36 vjeç, dhe S. K., 65 vjeç….

“A mund të flija në krevat me Sonilën…””/ Gazetarja i jep përgjigjen e fortë Milaim Zekës?

Mbrëmjen e djeshme, Kristi Lamaj u bë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”. Ai pati një mision që e kreu me…