Endri Shabani dëshirë për të bërë gruan deputete? Kush është Ana Dajko, 60-vjeçarja nga Saranda që mund të prishë “ëndrrat” e tij?

Përgjatë orëve të fundit Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani janë duke u “përplasur virutalisht”!

E teksa kanë vetëm pak orë për të zgjidhur këtë “ngërç” i cili mesa duket i ka prishur “harmoninë” që kishin para zgjedhjeve të 11 Majit, burime për mediat bëjnë me dije kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi do t’u japë “të rinjve” edhe pak kohë për të zgjidhur këtë krizë mes tyre.

Mirëpo, nëse Lapaj dhe Shabani vijojnë të mos bien dakord, atëhere zyrtarisht daja i Endri Shabanit, Zeqir Kordhoni, do të lërë jashtë Kuvendit kreun e “Lëvizjes Shqipëria Bëhet”.

Ai prej ditësh tanimë ka deklaruar se dëshiron të bëhet deputet, por shanset që kjo “ëndërr” t’i plotësohet janë të pakta, mund të themi dhe zero, duke marrë parasysh rënditjen e tij në listë.

Ajo që kryeson këtë listë është Ana Dajko, kushërira e Adriatik Lapajt. Jo më larg se një ditë më parë, vetë Lapaj deklaroi përmes llogarisë së tij në “Facebook” se Shabani dhe dajo i tij nuk kanë për ta marrë mandatin.

Nëse formula e para zgjedhjeve mes dy “ish-aleatëve” nuk shkon ashtu si dhe ata e kishin menduar, atëhere ajo që do të futet në Kuvend do të jetë 60-vjeçarja, Ana Dajko.

Por, kush është Ana Dajko?

60-vjeçarja Ana Dajko është nëna e anëtarit të kryesisë së “Lëvizjes Shqipëria Bëhet”, Vasil Dajko si dhe rezulton të jetë edhe kushërira e largët e Lapajt. Ajo ka kryer arsimin e mesëm, ndërkohë që është e vetëpunësuar.

Burime për mediat thonë se në rast se Shabani dhe Lapaj nuk gjejnë një rrugëzgjidhje mes tyre atëhere zonja Dajko do të pranojë mandatin, me qëllim që ai mos t’i kalojë partneres së Endri Shabanit, Livia Stavri e cila është e dyta në listë.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…