Dy të rinj pIagosen me ar*më zjarri në Sarandë. Gjendja është serioze

Dy të plagosur me armë zjarri në Sarandë, nisin drejt Spitalit të Traumës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 4. Policia po punon për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave.

SARANDË – Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një incidenti me armë zjarri që ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr. 4 të qytetit të Sarandës. Në foto shikoni panje nga vendi i ngjarjes.

Sipas të dhënave paraprake nga Policia e Shtetit, ngjarja është regjistruar rreth orës 15:00, ndërsa rrethanat mbeten ende të paqarta.

Të plagosurit janë identifikuar Ernest Lama 24 vjeç dhe Gëzim Hajdaraj, 32 vjeç. Fillimisht ata kanë marrë ndihmën e parë në spitalin rajonal të Sarandës, ndërsa më pas janë nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, ka nisur punën për të identifikuar autorin apo autorët e dyshuar dhe për të dokumentuar ligjërisht ngjarjen.

Policia deklaron se është duke mbledhur dëshmi dhe prova materiale nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që do të informojë më tej për zhvillimet e hetimit.

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 15:00, në lagjen nr. 4, Sarandë, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se janë plagosur me armë zjarri shtetasit G. H., 32 vjeç dhe E. L., 24 vjeç, të cilët pas ndihmës së parë mjekësore në spitalin e Sarandës, do të dërgohen drejt spitalit të Traumës, Tiranë, për mjekim të specializuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë, po vijon punën për identifikimin e autorit, zbardhjen e e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Related Posts

U përplasën me kamionin në autostradë/ Kush janë dy shqiptaret që VDlQËN TRAGJlKlSHT në aksidentin fatal (EMRAT)

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në mëngjes në autostradën “Ibrahim Rugova”. Dy gra nga Shqiperia kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes me një kamion….

Merrni masat, ja çfarë pritet të ndodh me temperaturat ditën e nesërme

Ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar…

Aroni dhe Fire porositën Helidon Markun të rra/hë me çekiç 26-vjeçarin në Fresk

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur më 6 dhjetor në zonën e Freskut, ku një 26-vjeçar është goditur disa herë në kokë me çekiç. Sulmi dyshohet të…

Gr*posën foshnjën, shkatërruan shtëpinë dhe u zhd*kën, policia australiane kërkon familjen shqiptare

Një hetues veteran në Australi thotë se mund të duhen vite për të kuptuar plotësisht çfarë ka ndodhur me fëmijën e vogël, mbetjet e të cilit u…

Pamje të r*nda/ Gr*shte dhe shkeIma, publikohet video nga sherri i dh*nshëm mes nxënësve në Shkodër

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të premte në lagjen Zdrale të Shkodrës, ku një konflikt mes disa të rinjve ka përfunduar me tre 18-vjeçarë të…

”Para, punë e re dhe …”/ HOROSKOPI I DITËS së nesërme, e shtunë 13 Dhjetor 2025

DASHI Këtë javë do të përjetoni një rilindje të vërtetë. Pas një periudhe disi konfuze, do të gjeni një ndjenjë më të qartë drejtimi dhe një dëshirë…