U dërguan tek Trauma pasi 43-vjeçari tentoi t’i vr*iste me armë zjarri pas sherrit në lokal, ja si është gjendja e dy të rinjve! E shkuara kr*iminale e autorit dhe vëllait të tij

Ernest Lama, 24-vjeç dhe Gëzim Hoxhaj, 32-vjeç, të cilët u qëlluan me armë zjarri në një lokal në Sarandë, raportohet se janë në gjendje të rëndë.

Dy të rinjtë nga Tirana u dërguan tek spitali i Traumës, ditën e djeshme (17 Korrik) pasi u plagosën rëndë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka shpallur në kërkim Ramadan Zoto alias Ramadan Canaj për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë, vëllain e tij, Erjon Canaj, si edhe dy persona të tjerë, Artan Murtaj dhe Klaus Jaçaj nën akuzën e përkrahjes së autorit.

“U shpallën në kërkim katër shtetas: Ramadan Zoto, 43 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë. Erjon Canaj, 36 vjeç, Artan Murtaj, 43 vjeç, dhe Klaus Jaçaj, 31 vjeç, të tre banues në Sarandë, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”,”– informuan blutë.

Duke shtuar: “Nga veprimet hetimore ka rezultuar se për motive të dobëta, këta shtetas janë konfliktuar fizikisht me shtetasit G. H., 33 vjeç, dhe E. L., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë dhe gjatë këtij konfliktit, shtetasi R. Z. dyshohet se ka qëlluar drejt tyre me armë zjarri, duke i plagosur rëndë të dy. Shtstasit G. H, dhe E. L, ndodhen në Spitalin e Traumës, Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.”

32-vjeçari Gëzim Hoxhaj u arrestua në kushte spitalore, pasi pas plagosjes iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë.

Ndaj tij është ngritur akuza për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

LEXO EDHE: Plagosja me armë zjarri e të rinjve në Sarandë, autorët e dyshuar të akuzuar për disa vepra penale! Njëri për vrasje dhe “luftë” me policinë në Athinë, tjetri…

Në vendngjarje u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 4 gëzhoja arme zjarri, një armë zjarri pistoletë tip “Beretta” dhe një krehër me 9 fishekë.

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme, në Sarandë, ku dy shtetas mbetën të plagosur me armë zjarri.

Shpallen në kërkim 4 shtetas të përfshirë në këtë ngjarje, njëri prej të cilëve tentoi të vriste me armë zjarri dy shtetasit.

Vihet në pranga edhe një prej të plagosurve, pasi gjatë kontrollit iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë.

Në vijim të hetimeve për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 17.07.2025, rreth orës 15:00, në një lokal, në lagjen nr. 3, Sarandë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Vlorë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, kryen të gjitha veprimet hetimore dhe procedurale të nevojshme për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, ku si rezultat u shpallën në kërkim katër shtetas:

• R. Z., 43 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë.
• E. C., 36 vjeç, A. M., 43 vjeç, dhe K. J., 31 vjeç, të tre banues në Sarandë, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se për motive të dobëta, këta shtetas janë konfliktuar fizikisht me shtetasit G. H., 33 vjeç, dhe E. L., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë dhe gjatë këtij konfliktit, shtetasi R. Z. dyshohet se ka qëlluar drejt tyre me armë zjarri, duke i plagosur rëndë të dy. Shtstasit G. H, dhe E. L, ndodhen në Spitalin e Traumës, Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Gjatë hetimeve dhe kontrolleve të ushtruara në kuadër të zbardhjes së kësaj ngjarjeje, shtetasit G. H. iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i tij, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në vendngjarje u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 4 gëzhoja arme zjarri, një armë zjarri pistoletë tip “Beretta” dhe një krehër me 9 fishekë.

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

E shkuara e Ramadan Zotos dhe vëllait të tij

Ramadan Zoto, në prill 2005 ka ekzekutuar në Athinë 51-vjeçarin Pushkin Kuspa, për arsye hakmarrje.

Më 31 janar 2008 në tentativë për t’u kapur, shkëmbeu zjarr me policinë greke, por u arrestua në fund të shkurtit 2008. Rezulton edhe me precedentë edhe për grabitje me armë në Greqi.

Në sistemin e policisë greke rezulton i regjistruar me 7 emra, 6 atësi dhe 10 mbiemra. Pas daljes nga burgu, në maj 2019 u tentua të ndalohej nga policia greke në rrugën “Patisia” në Athinë teksa drejtonte një mjet “Smart”.

Ai u largua duke i dhënë gaz mjetit deri sa u përplas dhe u ndoq dhe u arrestua bashkë më një shqiptar tjetër. Policia i gjeti 1 pistoletë, 1 thikë dhe 5 gram kokainë. Mjeti, i cili mbante targa false, rezultoi i vjedhur në 11 tetor 2018 në Notia Proastia, Greqi nga lojtari i reality shoë “Survivor” në Greqi, Kosta Kokkinaki.

Në gusht 2023, rezulton i proceduar në gjendje të lirë në Sarandë për “prishje të qetësisë publike” pasi lokali i tij gjeneronte muzikë të lartë. Në qershor 2024 u arrestua për “goditje për shkak të detyrës” të një punonjësi të Bashkisë Sarandë, por u lirua nga Gjykata dhe aktualisht është në proces gjyqësor për këtë çështje.

Ndërsa Erjon Canaj, më 15 dhjetor 2022 ka dhunuar rojen e spitalit të Sarandës. Në shkurt 2024 është kapur në një banesë në Berdenesh, Sarandë me 2 pistoleta. Në fillim të këtij viti Gjykata e Sarandës e shpalli të pafajshëm për armët me pretendimin se ato u gjetën ne dollap dhe shtëpia ku u kap Canaj nuk ishte në emrin e tij, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

Këmbimi valutor – 18.07.2025

LAJM I FUNDIT/ Tragjedi! Ishin duke ruajtur bagëtitë, mb’yten dy të mitur në lumë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Labinot-Fushë të Elbasanit, ku dy të mitur kanë humbur jetën pasi u mbytën në rrjedhën e lumit…

“Pash të ëmën që…”/ Tregon detajet e ngjarjes i afërmi i 2 vëllezërve të mb’ytur (7 dhe 9 vjec) në Shkumbin

Dy vëllezërit 7 dhe 9 vjec që u mbytën pasditen e sotme në zonën e Labinot Fushës në Elbasan, u gjetën nga roja i hidrocentralit të ndërtuar…

Tmerr në ajër! 23-vjeçari shqiptar konfliktohet me stjuardesën dhe tenton të hap derën e emergjencës! Emri, foto

SHBA- Një fluturim i kompanisë SkyWest me destinacion Detroit u detyrua të bëjë një ulje emergjente të enjten në mbrëmje, pasi një pasagjer u bë agresiv dhe…

“Nuk më japin trupin”/ Reagon vëllai i viktimës, i vd*ekur prej 5 ditësh, institucionet ‘luajnë pingpong’ me ku*fomën

Isa Rexhepaj ka ndërruar jetë 5 ditë më parë në një kolibe, teksa kishte dalë për të peshkuar. Ai është gjetur mëngjesin e kësaj të premteje nga…

E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë aktori i njohur (Emri+Foto)

Aktori i njohur turk Emre Törün ka ndërruar jetë më 16 korrik, pas një lufte të gjatë me sëmundjen e kancerit. Artisti 52-vjeçar la pas një karrierë…