Vala e të nxehtit ekstrem prek Shqipërinë, meteorologia: Temperaturat do të arrijnë në 44°C

Meteorologia Tanja Porja në A2 CNN ka paralajmëruar një valë të nxehti ekstrem që do të prekë të gjithë territorin e Shqipërisë, duke nisur nga e hëna e javës së ardhshme, ku në disa zona mund të thyhen edhe rekordet historike të temperaturës.

“Nga dita e dielë dhe deri të premten tjetër termometri maksimal vetëm do të shënoj ngjitje. Mesi i javës tjetër në qarkun e Beratit do t’i afrohet maksimumit historik prej 44 gradë Celcius. Gjasat janë të larta që Berati të thyej rekordin historik të temperaturës më të lartë rreth ditës së mërkurë apo të enjten. Zonat më problematike janë Elbasani dhe Shkodra, por kryesisht qarku i Beratit, i cili do të jetë shumë i nxehtë, të mërkurën të enjten dhe të premten. Pjesa tjetër e Shqipërisë do të jetë me temperatura 35 gradë Celcius e më lartë. Mesdita do të jetë shumë e nxehtë, nga ora 10 deri në 4 pasdite”, parashikoi meteorologia.

Më tej, Porja bëri me dije se do të kemi temperatura nga 33 deri në 35 gradë Celcius edhe në të gjitha zonat malore, përfshirë ato më të thella që zakonisht janë të freskëta.

“Presim 38-41 gradë Celcius në zonat malore verilindore. Kukësi do të ngjitet deri në 39-40 gradë Celcius javën që vjen. Të gjitha qytetet, përfshirë kryeqytetin do të kapërcejnë 40 gradë. Pas datës 25 jemi në kulmin e kësaj vale të nxehti. Javën e ardhshme në zona të caktuara të territorit të vendit termometri do të shënojë 30 gradë Celcius edhe gjatë natës. Era do të jetë të paktën mesatare në brigjet detare, por në pikun e të nxehtit do të jetë disi problematike”, tha Porja. (A2 Televizion)

Related Posts

Hòròskopi/ Do të fitoni çmendurisht LEK ne kete dite qe nuk e kishit menduar kurre kurrë

Dashi – Gjatë kësaj dite do përjetoni emocione kontradiktore dhe shpesh nuk do dini as se si të veproni. Ju të dashuruarit nuk do bëni aspak lëshime…

35 vite nuk kanë rreshtur së kërkuari Jetnorin dhe Valmirin: Dy nënat nga Korça besojnë në mrekulli

Një dhimbje 35-vjeçare, e pashuar dhe e mbartur me kurajë, shpaloset sot si një apel urgjent për publikun. Historia e kësaj familjeje modeste nga Floqi i Korçës,…

“Mësuesit e shkollave publike ‘zvarritin’ mësimin për të detyruar nxënësit të shkojnë në kurset e tyre private”

Një mësuese e sapodalë në pension ka dërguar një apel në redaksinë e JOQ Albania, ku shpreh shqetësimin e saj për një fenomen që, sipas saj, po…

Arbana Osmani trazon rrjetin, çfarë po ndodh mes saj dhe Eduartit?

Moderatorja e njohur Arbana Osmani është bërë pjesë e diskutimeve në rrjetet sociale pas një detaji që nuk u shpëtoi ndjekësve në postimin e saj të fundit….

Njihuni me 3 shenjat e horoskopit që do ta mbyllin 2025-ën me fat dhe shumë surpriza

Teksa po i afrohemi ditëve të fundit të vitit, disa shenja të zodiakut pritet të marrin hov dhe të përjetojnë ndryshime pozitive si në planin personal, ashtu…

LAJM i FUNDIT/ ZGJIDHET kreu i RI i SPAK! Ja kush është

Mbledhja e KLP, Klodjan Braho zgjidhet drejtues i SPAK me 7 vota. Adnan Xholi mori 3 vota, Elvin Gokaj 1 votë dhe Doloreza Musabelliu asnjë votë. Vijon…