“Rigon me kupon”/ Rrëfehet Bardha, tregtarja “virale” që pushtoi rrjetin pas përplasjes me Muçin

Në tregun e perimeve të Sarandës, mes aromave të rigonit të mbledhur nga mali dhe shijeve të tjera autentike, prej më shumë se 35 vitesh, një grua e thjeshtë po mban gjallë traditën familjare të tregtisë.

Bardha Nesturaj e nisi këtë rrugëtim në vitin 1990 bashkë me prindërit dhe më pas me vëllezërit, e sot e vazhdon vetëm tregtinë, por me të njëjtin pasion dhe sinqeritet që e nisi atë kur ishte ende e mitur.

E njohur prej shumë kohësh në qytet, Bardha u bë virale ditët e fundit për një moment të veçantë: një inspektor tatimor i kërkoi faturë për rigonin që ajo mbledh vetë në mal dhe shet mes produkteve të tjera në treg. Pyetja e inspektorit e la Bardhën pa fjalë dhe ajo iu përgjigj sinqerisht: “Kujt t’ia marr faturën?”.

“S’mund t’i kërkosh askujt, asgjë, për atë që mbjell dhe korr vetë, t’i thuash nëm një copë letër. Tregu i fruta-perimeve nuk është si bizneset e mëdha, nuk mund t’i kërkosh dikujt që mbjell dhe korr vetë një faturë apo kupon tatimor për rigonin e mbledhur në mal apo farën që mbillet në kopsht.”

Bardha ka përfunduar universitetin, por tregtia ka qenë zgjidhja më e mirë dhe e drejtë për jetën e saj.

“Këtë punë e kam filluar me prindërit e mi në Qershor të vitit 1990, tani këtë punë e mbaj vetëm. Të them që jam e sukseshme? Punojmë”

Ngjarja që e bëri Bardhën virale ndodhi kur autoritetet vendore, bashkë me stafet e tyre të shoqëruar edhe nga kamerat, kërkuan të zbatojnë një vendim të qeverisë që kërkon certifikatën e origjinës dhe faturimin për çdo produkt të tregut, përfshirë bulmetin apo produktet e tjera bujqësore.

“T’i them rigonit, apo t’i them malit që më jep gjithë atë pasuri… Letra e saj është unë jam mali dhe kjo është një mal që të shkojmë dhe ta shkelim të gjithë bashkë, nuk është keq.”

Reagimi i saj i sinqertë dhe i guximshëm ka hapur një diskutim të rëndësishëm mbi sfidat që përballin tregtarët ambulantë në Shqipëri, duke nxjerrë në pah nevojën për rishikim dhe përshtatje të ligjit në mënyrë që të jetë real dhe praktik.

“Reagoi qëndra dhe tha jo kupon tatimor. Kjo qe një gjë shumë e mirë, zbatueshmëri e ligjit është mbi të gjitha.”

Kjo ngjarje është pasojë e një problemi më të madh në zbatimin e legjislacionit tatimor në tregjet ambulante, ku shpesh kërkesat burokratike nuk përputhen me realitetin e përditshëm të fermerëve dhe tregtarëve të vegjël, dhe informacioni është aq konfuz sa shpesh edhe tatimorët vështirësohen ta interpretojnë./TCH

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…