“Pash të ëmën që…”/ Tregon detajet e ngjarjes i afërmi i 2 vëllezërve të mbytur në Shkumbin

Dy vëllezërit 7-8 dhe 9-10 vjec që u mbytën pasditen e sotme në zonën e Labinot Fushës në Elbasan, u gjetën nga roja i hidrocentralit të ndërtuar pranë zonës.

Këto detaje ka dhënë për mediat një i afërm i familjes i cili i tronditur nga ngjarja e rëndë, ka treguar si e mori vesh lajmin e rëndë.

“Isha te puna, pash policinë, pash që po vinin me vrap. Një zotëri që punon te hidrocentrali, njëri fëmijë kishte në krah. Pash të ëmën që po përplasej këtej, të atin nuk e di nga ikte më… I njoh, i kam njerëzit e mi, u turra dhe unë me vrap.

Kanë bagëtitë, i nxjerrin këtej zallit, me ato mbahen. Prindërit mbajnë lopët, këta mbajnë bagëtitë e imëta, delet.

Më tutje është bërë një grop e madhe, kanë bërë një pritë, dhe aty i kishte gjet roja i hidrocentralit. Njërin fëmijë e kishte polici në krah, ja mora i bëra frymëmarrje artificiale, nuk jepet reagim fare. Vinin çdo ditë te puna ime mbushnin ujë, rrinin aty kur ishte vap”, tha ai.

Dy djemtë e moshës 7 dhe 9 vjeç, vëllezër, janë mbytur ndërsa ruanin bagëtitë së bashku me nënën e tyre të tyre. Ata raportohet se kishin hyrë në ujë për t’u larë, por rrjedha e fortë dhe mungesa e sigurisë bënë që ata të mos arrinin të dilnin më në breg.

Banorë të zonës dhe forcat e emergjencës që mbërritën aty u përpoqën t’i ndihmonin, por fatkeqësisht, trupat e pajetë të të miturve u gjetën pak më vonë në një kanal të lumit më poshtë.

Ngjarja ka tronditur gjithë zonën, ndërsa familjarët ndodhen në gjendje të rënduar psikologjike të afërm e bashkëfshatarë të viktimave. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj tragjedie, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

Termometri fillon të ngjitet, sot mbi 40 gradë. Ja deri sa do të ngriten temperaturat

Riaktivizimi i valëve të të nxehtit Afrikan do të kushtëzoje në vendin tonë sërisht mot të kthjellët dhe shumë të nxehtë. Situata problematike nga temperaturat e larta…

‘Na ndodhi një tragjedi…’! Ish-drejtoresha e burgut të grave tregon pse u ndaluan “takimet speciale”!

“Eskortat VIP në burgje”, kjo ka qenë tema më e diskutuar në javën e fundit pas takimeve speciale të bossëve të krimeve në qeli dhe paraburgim. Ishte…

Vr*asja e Renis Dobrës/ Debate të forta në sallën e gjyqit, çfarë ndodhi në seancën me dyer të mbyllura

Mëngjesin e sotëm në orën 09:00 ka nisur seanca në Gjykatë për caktimin e masës së sigurisë për dy nga të arrestuarit për vrasjen e Renis Dobrës…

E TRISHTË – Humbi betejën me sëmundjen, ndahet nga jeta pedagogia, Albana Kullolli Kastrati

Është ndarë nga jeta pas një sëmundje të rëndë, pedagogia dhe ekspertja e njohur, Albana Kullolli (Kastrati). Lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të Albanës e…

Lamtumirë engjëj! Dy vëllezërit e mitur që u mb*ytën në lumin Shkumbin

Dy fëmijët që shihni në foto janë vëllezërit, të cilët humbën jetën tragjikisht ditën e djeshme në ujërat e lumit Shkumbin. Kjo fotografi është e fundit e…

Vendimi/ Ndryshon skema e llogaritjes së pensionit, të moshuarit që dalin pas 1 janarit 2025 përfitojnë më shumë

Qeveria ka miratuar zyrtarisht indeksimin me 9.3% të bazës së vlerësuar të vitit 2023, e cila do të përdoret për llogaritjen e pensioneve të reja, që do…