Një prej mbështetësve më besnikë dhe të veçantë të artistit Gjesti, Floriani, është ndarë nga jeta. Lajmi është bërë i ditur nga vetë këngëtari, i cili ka ndarë me ndjekësit një moment prekës nga takimi i tyre i fundit.
Floriani ishte një fans i zjarrtë i Gjestit që nga koha e qëndrimit të tij në “Big Brother VIP Kosova”. Ai e ka ndjekur dhe mbështetur vazhdimisht artistin, dhe pak javë para se të ndahej nga jeta, arriti të realizonte një nga dëshirat e tij më të mëdha, ta takonte Gjestin personalisht.
Takimi ndodhi në një nga koncertet e këngëtarit, ku Floriani pati mundësinë ta përqafonte dhe të ndante disa momente të çmuara me të. Videoja e publikuar nga Gjesti tregon emocionin dhe lidhjen e ndjerë mes tyre.
Në përshkrimin e videos, Gjesti shkroi thjesht:
“U prehsh në paqe”, duke prekur zemrat e shumë ndjekësve dhe fansave të tij.