Rama rikthen tavolinat në trotuare, ja rregullat të reja

Kryeministri Edi Rama ka shpallur rikthimin e tavolinave të lokaleve në trotuare, por me një plan të ri, që synon të balancojë hapësirat publike mes këmbësorëve dhe bizneseve.

Sipas kryeministrit, formula e re do të lejojë që maksimumi 25% e trotuarit të përdoret nga njësitë e shërbimit, ndërsa 75% do të mbetet për lëvizjen e qytetarëve.

Vendosja e tavolinave do të bëhet vetëm në raste të hapësirave të bollshme dhe të mbështetura nga projekte të mirëfillta urbanistike.

“Nuk do të lejohet më asnjë strukturë e ndërtuar mbi trotuare,” – tha Rama, duke theksuar se ndërtimet e paligjshme po prishen dhe se aksioni do të vijojë pa ndërprerje, jo vetëm në Tiranë por edhe në qytete të tjera dhe zonat bregdetare.

Ai bëri të ditur gjithashtu se vetëm në kryeqytet janë çliruar rreth 20 mijë metra katrorë hapësira publike, si pjesë e planit të “Rilindjes Urbane 2.0”, ku janë angazhuar arkitektë vendas dhe të huaj.

Plani i ri për vendosjen e tavolinave pritet të publikohet së shpejti për të gjitha njësitë e shërbimit në vend. Qeveria thotë se synimi është rikthimi i qytetit tek qytetarët, duke ruajtur një standard të unifikuar urban për të gjithë hapësirat publike.

Related Posts

Horoskopi ditor, e enjte 11 dhjetor 2025

Dashi Do keni vështirësi dhe probleme gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Si ju ashtu edhe partneri do kërkoni qe gjerat te bëhen sipas mënyrës…

E çuan dhe tek Hoxha por sbëri punë…! Zbulohet arsyeja e dh*mbshme pse u h*dh nga ura nipi i Nehat Kullës

Klodian Kulla, 39-vjeçari që i dha fund jetës duke u vetëhedhur nga një urë metalike në rrugën e Arbrit, nuk kishte asnjë problem me askënd dhe ngjarja…

E fundit! Tr*nditet Durresi, gjenden dy trupa të pajetë

Dy ngjarje të rënda janë regjistruar brenda pak orësh në qark, ku dy persona janë gjetur të pajetë në rrethana të ndryshme. Sipas informacionit të bërë publik…

Sk*ndal në b*rgun 313! Ilir Metës nuk i lënë rrush në qeli “se e bën raki”, zbulohen detajet e pabesueshme

Një inspektim i Avokatit të Popullit mbi kushtet e paraburgimit të Ilir Metës, pas ankesës së tij, ka evidentuar një sërë problematikash që lidhen me trajtimin e…

E bujshme në TCH! Dy moderatoret e njohur shkëmbejnë puthje në buzë ( Video )

Në episod i veçantë ka ndodhur mes moderatores Megi Pojani dhe opionistja Aulona Musta në puntatën e djeshme të “Për’Puthen”. Në fund të emisionit, moderatorja dhe opionistja…

Të gjashta motrat e mbretit Zog! Ky ishte fati “i tm’errshëm” i tyre

Të gjashta motrat e mbretit Zog! Ky ishte fati “i tme rrshëm” i tyre Të gjashta motrat e mbretit Zog, ishin shembulli i një kulture nga një…