Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shëngjin – 32-vjeçari humbi jetën gjatë përgatitjeve për koncertin me artistë të njohur shqiptarë

Shëngjin, 19 Korrik 2025 – Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur pasditen e sotme në shëtitoren e Shëngjinit, ku një 32-vjeçar humbi jetën teksa po punonte në skenën ku mbrëmjen e sotme pritej të mbahej një koncert me pjesëmarrjen e disa artistëve të njohur shqiptarë.

Viktima është identifikuar si Zef Lorenci, banues në fshatin Mërqi të Lezhës. Sipas të dhënave paraprake, i riu ka rënë në kontakt me energjinë elektrike ndërsa punonte në instalimet teknike të skenës. Si pasojë e goditjes elektrike, ai ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga një skelë, rënie që ka rezultuar fatale.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:45 dhe është konfirmuar se në skenën ku ndodhi aksidenti, ishte planifikuar të performonin emra të njohur të muzikës shqiptare, si pjesë e një eventi veror që po zhvillohet në zonën turistike të Shëngjinit.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë skenën tashmë të rrethuar me shirita sigurie, ndërsa forcat e Policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vend për të përcaktuar rrethanat e sakta të ngjarjes. Po verifikohet gjithashtu nëse janë respektuar masat e sigurisë në punë dhe standardet teknike gjatë montimit të pajisjeve elektrike.

Related Posts

Situatë jasht kontrollit/ Fermerët në Greqi shkatërrojnë makinat e policisë (Foto)

Nuk ndalen protestat e mëdha të fermerëve në Greqi. Në Kretë situata ka dalë jashtë kontrollit, teksa protestat e fermerëve janë shndërruar në përplasje të dhunshme. Fermerët…

‘MOS E PAÇIT FATIN E RINISË SHQIPTARE’! Protesta simbolike e qytetarit në Kukës në ‘Ditën e Rinisë’ (PANKARTAT)

8 Dhjetor, 2025 Një qytetar i Kukësit, Besmir Muslia, ka protestuar në mënyrë simbolike në 8 dhjetor, në ‘Ditën e Rinisë’ në sheshin e qytetit. Me parrulla…

22-vjeçarja gjendet e mbyIIur në kolibe, arr’estohet gruaja që e kishte birësuar

Një 22-vjeçare me aftësi të kufizuara fizike dhe mendore u gjet e mbyllur brenda një kolibe për qentë në oborrin e një shtëpie në Teksas, pasi një…

U vr*a nga qeni pit bull, rrëfimi prekës i nënës: Qeni u frikësua nga të shtënat e gjuetarëve dhe suImoi fëmijën tim…

Nëna e Leos dyvjeçar, i cili humbi jetën kur u sulmua nga një pit bull që familja e tij e kishte adoptuar në shtëpinë e tyre në…

‘Çmenden’ temperaturat/ Meteorologia Porja jep parashikimin e papritur të motit: Gjatë gjithë javës pritet…

Meterologia, Lajda Porja bëri parashikimin e motit. Sipas saj, parashikohet që kushtet e qëndrueshme atmosferike të shoqërojnë pjesën më të madhe të rajonit e Ballkanit. “Nga dita…

Arratisja e bujshme si nëpër filma! FOTOT e mjeteve që përdori Taulant Toma për t’u larguar nga burgu në Itali

Hekurat e qelisë ku po mbahej u prenë me mjete të posaçme dhe, pas kësaj, ai arriti të zhdukej nga burgu i sigurisë së lartë në Opera….