Shpërthen në flakë trageti me 280 persona, njerzit hidhen ne det

Një traget me rreth 280 persona në bord është përfshirë nga flakët në brigjet e Indonezisë, duke shkaktuar panik dhe dëshpërim mes pasagjerëve, shumë prej të cilëve janë detyruar të hidhen në det për të shpëtuar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:30 me orën lokale në afërsi të ishullit Talise, në rajonin e North Minahasa.

Trageti me emrin KM Barcelona po kryente itinerarin Manado–Tahuda dhe ishujt përreth, kur shpërtheu zjarri. Pamjet që po qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë anijen e përfshirë tërësisht nga flakët dhe tym i dendur gri që ngrihej mbi mjetin lundrues.

Në një prej videove, një grua dëgjohet duke qarë ndërsa dhjetëra pasagjerë me jelekë portokalli ndodhen buzë anijes dhe më pas hidhen në det. Në një tjetër video, një burrë mban në krahë një fëmijë të vogël të shpëtuar nga uji dhe përshkruan situatën që sapo ka kaluar.

Një pasagjer, Abdul Rahmad Agu, ka publikuar një video në Facebook ku dëgjohet duke kërkuar ndihmë: “Po digjemi në det… na ndihmoni… shpejt…”.

Autoritetet indoneziane kanë nisur operacionet e kërkim-shpëtimit, me tre anije të tjera që janë dërguar menjëherë në vendngjarje: KM Barcelona III, KM Venecian dhe KM Cantika Lestari 9F. Trageti ishte planifikuar të mbërrinte në portin e Manados kur ndodhi incidenti.

Për momentin nuk janë raportuar viktima, por ekipet e emergjencës po punojnë për të gjetur dhe shpëtuar të gjithë pasagjerët. Familjarët janë udhëzuar të qëndrojnë të qetë dhe të presin njoftimet zyrtare.

Vetëm pak ditë më parë, një ngjarje tjetër tragjike ndodhi në Vietnam, ku një anije turistike me 53 persona u përmbys në Halong Bay si pasojë e motit të keq, duke lënë të paktën 38 të vdekur dhe disa të zhdukur.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…