Pak javë më parë, JOQ Albania publikoi apelin prekës të Gazmir Gjatës, një i ri nga Mamurrasi që vuan nga një problem serioz shëndetësor dhe i nevojitet një operacion urgjent në Turqi për të marrë frymë si çdo njeri tjetër.
Sot, një i afërm i tij ka kontaktuar sërish redaksinë tonë, me një thirrje të fundit: mungojnë vetëm 2500 euro për të përmbushur shumën prej 15 mijë eurosh, që do t’i mundësonte Gazmirit ndërhyrjen jetike.
Nëse arrihet kjo shumë, Gazmiri do të ketë më në fund mundësinë të kryejë ndërhyrjen e domosdoshme dhe të marrë frymë lirshëm, pas shumë vitesh vuajtjeje e dhimbjeje.
Në moshën 10-vjeçare, ai pësoi thyerje të hundës pasi u rrëzua. Me kalimin e viteve kjo plagë ka sjellë pasoja të rënda për të, pasi kocka e hundës është dëmtuar dhe kërci që ndan dy vrimat e hundës është zhdukur plotësisht.
Gazmiri vuan nga sëmundja e rrallë “Granulomatoza”, që i shkakton gjakderdhje, dhimbje dhe vështirësi të mëdha në frymëmarrje.
Çdo kontribut, sado i vogël, mund t’i ndryshojë jetën këtij të riu që çdo ditë përballet me dhimbje dhe vështirësi për të marrë frymë.