Javë ndër më të nxehtat e kësaj vere, vjen lajmi fantastik në fundjavë!

Edhe një javë shumë e nxehtë verore para nesh. Nën ndikimin e masave të thata anticiklonike dhe masave shumë të nxehta me origjinë nga Afrika veriore kjo javë do të karakterizohet nga vapa verore, ashtu siç i ka hije stinës më të nxehtë të vitit.

Fronti i ftohtë i dobësuar i së dieles pasdite solli freski në disa zona dhe rrebeshe kryesisht në viset kodrinore-malore dhe rrallë në ndonjë qytet apo qytezë, ashtu 100 për qind saktësi siç kishim parashikuar shumë ditë më parë.

Menjëherë me stabilizimin e atmosferës temperaturat po shënojnë rritje të ndjeshme dhe vapa verore po intensifikohet.

Një front tjetër i dobësuar i ftohtë ajror do të “prekë” të Martën pasdite rajonin, ndërsa mund të afrohet veriut të Kosovës orëve të vonshme të mbrëmjes. Priten disa vranësira dhe pak gjasa për ndonjë rigë ose rrebesh.

Përndryshe, e Hëna dhe e Marta në Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Luginë të Preshevës do të karakterizohen me stabilitet të plotë atmosferik, kthjelltësi dhe vapë intensive verore.

Edhe dita e Mërkurë do të jetë shumë e nxehtë, me mundësi për ulje shumë të lehta dhe të papërfillshme të temperaturave në disa pjesë të Kosovës ku orëve të pasdites në disa rajone malore do të ketë edhe gjasa për ndonjë rrebesh lokal shiu.

Nxehtësia verore mund të fuqizohet edhe më shumë të Enjten dhe të Premten me gjasa që në Kosovë temperaturat të arrijnë deri në 39 apo ndoshta 40 gradë Celsius. Në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore pak mbi 40.

Mundësi për krijimin e ciklonit Gjenovian

Pra, vala më e re e nxehtësisë vazhdon gjatë tërë javës me intensitet të lartë, ndërkohë për fundjavë pritet të kemi destabilizim gradual të atmosferës, por kësaj radhe me krijimin e një cikloni në gjirin e Gjenovës në Itali.

Cikloni Gjenovian ndryshon të gjitha matematikat sepse mund të shkaktojë ndryshim substancial të motit dhe të na sjellë rrebeshe më të mëdha shiu në rajonin tonë. Temperaturat po ashtu do të shënojnë ulje gjatë fundjavës.

Cikloni do të shkaktojë stuhi të fuqishme dhe reshje intensive në Ballkan, por me mundësi që të përfshihen edhe viset tona, megjithatë kjo mbetet që të analizohet dhe ndiqet me shumë kujdes.

Ky zhvillim më i ri mbetet për tu parë dhe për tu ndjekur, por pas një kohë të gjatë me nxehtësi dhe thatësi më në fund mund të kemi një ciklon që sjellë më shumë reshje atmosferike. Gjithsesi ndryshime do të ketë gjatë javës, por cikloni do të vjen në fundjavë apo eventualisht në fillim të javës tjetër dhe kjo mbetet për tu parë me kalimin e ditëve. Deri në fundjavë kujdes nga i nxehti i cili nganjëherë mund të jetë ekstrem./MeteoBallkan

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…