Qytetarja tregon si u mashtrua nga Arbri: Më kërkoi paradhënie për punimet, s’më ka kthyer paratë prej disa muajsh!

Një qytetare ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania një rast mashtrimi që për fat të keq nuk është i pazakontë në vendin tonë.

Ajo akuzon një person të quajtur Arbër Ogreni, i cili paraqitet si punonjës që bën punime duralumini, merr paradhenie nga klientët dhe më pas i mban me justifikime të pafundme, pa përmbushur asnjë shërbim.

Sipas saj, ai i ka kërkuar që në muajin prill një shumë prej 600 mijë lekësh të vjetra, duke i premtuar se do i sillte materialet dhe do kryente punimet, por që nga ajo kohë nuk ka kthyer as lekët dhe as nuk ka bërë punën.

Qytetarja tregon se ka ruajtur bisedat me të, ku ai vazhdimisht i premton “nesër”, “pasnesër”, “kam shumë punë”, “jam duke punuar që të bëj lekët”, justifikime tipike të një mashtruesi. Ajo thekson se e ka denoncuar në polici dhe se më pas ka zbuluar se ndaj tij ka patur edhe raste të tjera denoncimesh, madje njëherë më parë ka qenë i dënuar me 5 muaj burg për mashtrim.

Pavarësisht kallëzimit të saj, ajo shprehet e zhgënjyer nga reagimi i policisë, që sipas saj mjaftohet vetëm duke e thirrur Ogrenin me telefon duke i kërkuar të paraqitet në komisarit. Sipas saj, ai vijon të lëvizë i lirë në Tiranë dhe mund të mashtrojë persona të tjerë.

Ajo i bën thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm, në mënyrë që të mos bien pre e të njëjtit mashtrim.

Denoncimi i plotë:

Përshëndetje JOQ, si jeni? Doja të ndaja një informacion që edhe të tjerët si puna ime mos të bien pre. Arbër Ogreni, një person që paraqitet si punonjës dyer alumini dhe vjen të marrë paratë dhe zhduket. Ka që në prill që më ka marrë 60.000 lekë dhe akoma nuk m’i ka sjellë. Ka një të kaluar në dosjet e policisë për mashtrime. Paratë e mia nuk u kthyen, por të paktën të tjerët të ruhen nga ky person. T’i merr paratë me pretendimin për paradhënie dhe vetëm gënjen. Ju lutem, a mund të më ndihmoni me publikimin e këtij personi, pasi policia nuk më zgjidhi gjë. Ka që në muajin prill që nuk m’i kthen lekët dhe më mban me mashtrime. Kur e denoncova në polici, kishte edhe raste të tjera. Dhe ka qenë i dënuar me 5 muaj burg. Ndërsa tani që bëra kallëzim në polici, ai lëviz rehat nëpër Tiranë, ndërkohë që policia thjesht e merr në telefon dhe i thotë “paraqitu”.

 

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…