Zi në botën e artit! Shuhet legjenda e muzikës rock

Ozzy Osbourne, një nga figurat më ikonike të muzikës rock dhe pionier i zhanrit heavy metal, ka ndërruar jetë sot, 22 korrik, në moshën 76-vjeçare.

Lajmi është konfirmuar nga familja e tij përmes një deklarate zyrtare, ku thuhej se këngëtari u nda nga jeta i rrethuar nga dashuria e njerëzve të tij më të afërt.

“Me një trishtim më të madh nga ç’mund ta shprehin fjalët, njoftojmë se Ozzy Osbourne ynë i dashur ndërroi jetë këtë mëngjes. Ai ishte me familjen e tij dhe i rrethuar nga dashuria. Ne kërkojmë që të gjithë ta respektojnë familjen tonë në këtë kohë private”, shkroi familja.

Një karrierë që ndryshoi historinë e muzikës

Ozzy u bë i famshëm si vokalist i grupit legjendar Black Sabbath, me hite si Iron Man, Paranoid, War Pigs, dhe më pas vazhdoi me një karrierë të suksesshme si artist solo, ku spikati me këngë si Crazy Train dhe Changes.

Ai është konsideruar një nga themeluesit e zhanrit heavy metal, dhe ndikimi i tij në muzikën rock është i madh. Me një stil të veçantë dhe personalitet të fortë, Osbourne u shndërrua në një figurë kulturore globale.

Shfaqja e fundit – një lamtumirë e denjë

Vetëm disa javë përpara vdekjes, Ozzy bëri një dalje të fundit në skenë, në një koncert të mbajtur në Villa Park, Birmingham – qyteti i tij i lindjes. I ulur në një karrige për shkak të gjendjes shëndetësore, ai i tha turmës emocionuese:

“Nuk keni idenë se si ndihem – faleminderit nga thellësia e zemrës sime.”

Në koncert morën pjesë edhe grupe të mëdha të rokut si Metallica dhe Guns N’ Roses – një homazh për trashëgiminë muzikore të Osbourne.

Lufta me sëmundjen

Osbourne vuante prej vitesh nga sëmundja e Parkinsonit dhe kishte përjetuar probleme serioze shëndetësore, përfshirë pasoja të rënda nga një rrëzim në vitin 2019.

Me një karrierë që zgjati mbi pesë dekada, Ozzy Osbourne la gjurmë të pashlyeshme në botën e muzikës dhe në kulturën pop. Vdekja e tij shënon fundin e një epoke, por muzika dhe ndikimi i tij do të jetojnë përherë.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…