Foshnja e porsalindur humbi jetën/ Zbardhet dinamika e plotë, prindërit akuza mjekut: Na dërgoi në shtëpi…

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e djeshme në maternitetin “Koço Gliozheni”, ku një foshnje e porsalindur humbi jetën pak ditë pas lindjes.

Prindërit e foshnjës kanë kallëzuar në polici mjekun Kastriot Dallaku, i cili ishte në detyrë gjatë ditës kritike për shtatzëninë, duke ngritur akuza për neglizhencë që solli si pasojë dhe humbjen e jetës së foshnjës.

Sipas kallëzimit babai i foshnjës dhe bashkëshortja kishin ndjekur të gjitha kontrollet rutinë për shtatzëninë deri të enjten e kaluar. Të premten, gruaja kishte ndjerë se foshnja nuk po lëvizte si zakonisht dhe pas telefonatës me mjekun që kishte ndjekur shtatzëninë, iu rekomandua të paraqiteshin në spital për kontroll.

Në turn ishte mjeku Kastriot Dallaku, ndaj të cilit tashmë rëndon kallëzimi për neglizhencë. Sipas dëshmisë së prindërve, mjeku kreu një grafi të shkurtër për monitorimin e rrahjeve të zemrës së fetusit dhe siguroi çiftin se gjithçka ishte në rregull, duke i këshilluar të ktheheshin në shtëpi.

Babai i fëmijës pretendon se i kërkoi mamisë të kontrollonte edhe ujin amniotik pasi kishte ndjesinë se diçka nuk shkonte, por nuk u morën masa shtesë.

Të shtunën, gjendja e nënës u përkeqësua dhe pas një temperature të lartë, çifti u kthye në spital. Aty u realizua menjëherë një lindje me operacion, brenda më pak se shtatë minutash. Foshnja lindi në gjendje të rënduar, u intubua dhe u dërgua në reanimacion. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, e porsalindura ndërroi jetë të hënën si pasojë e insuficiencës multiorganore.

Policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet për të verifikuar përgjegjësitë konkrete dhe për të përcaktuar nëse ka pasur shkelje të protokolleve mjekësore gjatë trajtimit të rastit.

Related Posts

Noteres Sanja Telhallarit i vjedhin vilën; 500 mijë euro cash, çanta dhe bizhuteri luksoze. Pse hesht SPAK-u?

Sanja Telhallari, e njohur për pasuri luksoze dhe falsifikime noteriale, përballet me hetime për pastrim parash dhe skandale familjare… Noterja Sanja Telhallari, e njohur në qarqet mediatike…

Dosjet e bujshme të SPAK/ Gazetari i njohur zbulon detajet e forta: Ja çfarë pritet te ndodhë në shtator

Gazetari Armand Bajrmani, i ftuar në një emision televiziv, komentoi zhvillimet më të fundit politike në vend si dhe dosjet “e nxehta” të SPAK. Sipas tij, korriku…

‘Mr*kullia’ që më ndodhi pas ndarjes me Gert Vason! E prekur Enada Hoxha hap zemren

Në një bisedë të sinqertë në studion e Rudina Magjistarit, balerina dhe koreografja e njohur Enada Hoxha ndalet në një prej temave më të thella: rëndësinë e…

Nuk ka shprese per Veliajn? Klodiana Lala tr*ndit: Ja me cfare do perballet Ajola dhe Erioni

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë publike detaje të reja lidhur me dosjen e përgatitur nga SPAK ndaj kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. E ftuar në emisionin…

Vajzat shqiptare “VIP” po bëhen pr*stituta, Roza Lati sh*kon: Është “zanat” i vjeter, ja pse e bejne

Roza Lati ka folur së fundmi për paragjykimet që ka përjetuar dhe qëndrimin e saj ndaj vajzave që zgjedhin të shesin trupin për përfitime financiare. “Më përpara…

Del ‘Plani i fsh*htë’ i Edi Ramës/ Do shkr*hen bashkite? Ja kush do jene Rajonet dhe bashkitë e reja

Reforma e re territoriale: Shqipëria drejt ndarjes në 4-5 rajone dhe më shumë bashki Edhe pse Parlamenti i ri ende nuk ka nisur punimet, kontaktet e para…