Detaje/ Rrëshqitja tragjike në ‘Gjirin e Filikurit’, veç turistes 23 vjeçe që humbi jetën, plagoset dhe një 18-vjeçare franceze

Një ngjarje tragjike ka ndodhur paraditen e sotme në zonën e njohur turistike “Gjiri i Filikurit”, ku një turiste holandeze ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti gjatë një aktiviteti në natyrë.

Sipas informacionit paraprak, shtetasja M. B., 23 vjeçe, dyshohet se ka rënë aksidentalisht gjatë zbritjes nga një shkëmb me litar. Ajo mori ndihmën e parë mjekësore në vendngjarje dhe më pas u transportua me ndihmën e Policisë Kufitare, por, për shkak të dëmtimeve të rënda, nuk ka mundur të mbijetojë.

Në të njëjtën ngjarje, si pasojë e rrëshqitjes së disa gurëve, është dëmtuar dhe po trajtohet në spital një tjetër turiste, shtetasja franceze J. L., 18 vjeçe, e cila ndodhej në afërsi të vendit të aksidentit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij incidenti.

Himarë/Informacion paraprak

Në vendin e quajtur “Gjiri i Filikur”, dyshohet se gjatë zbritjes nga shkëmbi me litar, është rrëzuar aksidentalisht shtetasja holandeze M. B., 23 vjeçe, të cilës iu dha ndihma e parë mjekësore dhe u transportua me ndihmën e Policisë Kufitare, por për shkak të dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

Gjithashtu, si pasojë e rrëshqitjes së disa gurëve në momentin e ngjarjes, është dëmtuar dhe po merr ndihmë mjekësore në spital, shtetasja franceze J. L., 18 vjeçe, e cila ndodhej në afërsi.

Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Related Posts

Horoskopi ditor, e enjte 11 dhjetor 2025

Dashi Do keni vështirësi dhe probleme gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Si ju ashtu edhe partneri do kërkoni qe gjerat te bëhen sipas mënyrës…

E çuan dhe tek Hoxha por sbëri punë…! Zbulohet arsyeja e dh*mbshme pse u h*dh nga ura nipi i Nehat Kullës

Klodian Kulla, 39-vjeçari që i dha fund jetës duke u vetëhedhur nga një urë metalike në rrugën e Arbrit, nuk kishte asnjë problem me askënd dhe ngjarja…

E fundit! Tr*nditet Durresi, gjenden dy trupa të pajetë

Dy ngjarje të rënda janë regjistruar brenda pak orësh në qark, ku dy persona janë gjetur të pajetë në rrethana të ndryshme. Sipas informacionit të bërë publik…

Sk*ndal në b*rgun 313! Ilir Metës nuk i lënë rrush në qeli “se e bën raki”, zbulohen detajet e pabesueshme

Një inspektim i Avokatit të Popullit mbi kushtet e paraburgimit të Ilir Metës, pas ankesës së tij, ka evidentuar një sërë problematikash që lidhen me trajtimin e…

E bujshme në TCH! Dy moderatoret e njohur shkëmbejnë puthje në buzë ( Video )

Në episod i veçantë ka ndodhur mes moderatores Megi Pojani dhe opionistja Aulona Musta në puntatën e djeshme të “Për’Puthen”. Në fund të emisionit, moderatorja dhe opionistja…

Të gjashta motrat e mbretit Zog! Ky ishte fati “i tm’errshëm” i tyre

Të gjashta motrat e mbretit Zog! Ky ishte fati “i tme rrshëm” i tyre Të gjashta motrat e mbretit Zog, ishin shembulli i një kulture nga një…