Rama paralajmëron bizneset: A ia vlen të humbasësh gjithë këta shezllonë e çadra për të sfiduar shtetin

Pas lirimit të një hapësire publike të zënë nga çadrat dhe shezlongët në plazhin e gjirit të Lalzit, kryeministri Edi Rama reagoi në rrjetet sociale duke ironizuar ata që, sipas tij, sfidojnë shtetin duke uzurpuar pronën publike.

“A ia vlen të humbasësh gjithë këta shezllonë e çadra për të sfiduar shtetin?!

Nuk e di, këta e dinë – në Lalëz këta e gdhinë si zaptues me qindra çadra dhe e ngrysën si të përzënë me duar në xhepa”, shkruan Rama.

“Mos i vish”/ Kiara zbulon çfarë i ka “ndaluar” Luizi, moderatores që ajo të veshë

Qeveria rikthen papritur nismën: Sigurimi i banesave nga tërmetet bëhet me detyrim

LAJMI I FUNDIT/ Bie zjarr në periferi të fshatit Finiq, flakët rrezikojnë parkun arkeologjik
Ai shtoi se kjo ndërhyrje është vetëm fillimi i një qasjeje të re ndaj vijës bregdetare, ku hapësirat publike nuk do të uzurpohen më për përfitim tregtar, por do të jenë në shërbim të të gjithë qytetarëve.