Tragjedia rrugore sonte në Lezhë-Shkodër, një grua humbi j’etën, mes të pIagosurve dhe një fëmijë

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Shkodër: një e vdekur dhe katër të plagosur, mes tyre një fëmijë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 22:00, në aksin Shkodër–Lezhë, pranë fshatit Dajç (Fishte), ku janë përfshirë një automjet dhe një trailer me targa serbe. Si pasojë e përplasjes së fortë, automjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anësor.

Fatkeqësisht, nga përplasja ka humbur jetën në vendngjarje një grua, shtetasja R. Ç, rreth 56 vjeçe.

Katër persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, përfshirë:

A. Ç., 35 vjeçe,

fëmija i saj 3-vjeçar,

L. Ç., rreth 60 vjeç,

si dhe drejtuesi i automjetit, K. S.

Të plagosurit janë nxjerrë nga kanali me ndihmën e banorëve të zonës dhe forcave të policisë, dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit trailer, S. I., banues në Serbi, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme ligjore.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të sqaruar plotësisht shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. /noa.al

Related Posts

‘Gjyqtarët 4 me 4 deri në minutën e fundit’/ Lala: Vendimi për Ballukun s’do të thotë se Rama fitoi, ja çfarë vjen më..

Gazetarja Klodiana Lala tregoi detaje nga seanca e sotme në Mbledhjen e Gjyqtarëve, për shqyrtimin e ankesës së kryeministrit ndaj vendimit të GJKKO për pezullimin nga detyra…

Lajm i zi/ Kush është nënkryetarja e Dhomës së Biznesit që humbi jetën në aksidentin tragjik

Dy gra humbën jetën tragjikisht në një aksident të rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova” në Kosove. Ngjarja ndodhi pas një përplasjeje mes një makine dhe një kamioni,…

150 mijë lekë shtesë/ Miratohet VENDIMI! Rriten pagat e punonjësve, ja kush përfiton…

Qeveria ka miratuar strukturën dhe nivelet e reja të pagave për nëpunësit dhe punonjësit e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare. Vendimi përfshin pagën bazë, shtesën për vjetërsi dhe…

Kushtetuesja ktheu ne detyre Ballukun, vjen levizja urgjente e qeverise me urdher te Rames

Gjykata Kushtetuese pezulloi dje vendimet e GJKKO që kishte pezulluar nga detyra zv.kryeministren Belinda Balluku nga detyra, rrjedhimisht duke e rikthyer në detyrën e saj. Vendimi hyn…

Goditje e fortë! Arrestohet ish-Ministri ne kerkim, ne Shqiperi e pret denimi i rende!

Policia Federale arrestoi të enjten (11 dhjetor) Manuel Augusto Blacker Miller, 80 vjeç, ish-Ministër i Punëve të Jashtme të Perusë në qeverinë e Alberto Fujimorit gjatë viteve…

I fundit, vjen lajmi i keq nga Greqia

Protestat e fermerëve greke vijojnë edhe këtë të shtunë. Për shkak të protestave mësohet se aksi Kakavijë-Janinë përkatësisht në kryqëzimin e fshatit Kallpaq do të jetë i…