Tr*gjike në Kroaci/ I iku babait nga duart tεksa rëshqisnin në pishinë, f’mija 2 vjeç biε nga 4 metra lartësi, humb jεtën

Një fëmijë i vogël humbi jetën në Kroaci pasi i rrëshqiti nga krahët e babait të tij. Ngjarja e rëndë ndodhi teksa babë e bijë po rrëshqisnin në pishinë. Babait i ka rrëshqitur fëmija nga duart dhe ka rënë në beton nga një lartësi prej katër metrash.

Vajza 21-muajshe nga Gjermania u transportua me helikopter në spital, por vdiq nga lëndimet në tru pas incidentit në parkun ujor Aquagan në Lopar të Kroacisë. Një dëshmitar tha se dëgjoi të qara dhe të bërtitura pasi vogëlushja u rrëzua, ndërsa një mjek slloven nxitoi pranë saj për të kryer ndihmën e parë.

“Kamerieri sapo më kishte sjellë kafe. Kur dëgjuam të qara dhe të bërtitura, menduam se fëmija ishte mbytur”, tha një dëshmitar okular.

Një zëdhënës i Spitalit theksoi se pavarësisht kujdesit të menjëhershëm, ndërhyrjeve të shumta dhe trajtimit intensiv, fëmija vdiq.

“U gjetën lëndime të shumta të rënda fizike, duke përfshirë lëndime në tru dhe organe të brendshme”, zbuloi drejtuesja e klinikës pediatrike të spitalit, Dr. Iva Bilic Cace. Policia lokale po heton rrethanat e ngjarjes.

Related Posts

Shenja e horoskopit që hyn në vitin 2026 me portofolin plot – Janari sjell para dhe favore

Sipas astrologjisë, një shenjë e zodiakut pritet ta nisë vitin 2026 me avantazh të dukshëm në planin financiar Çdo fillim viti sjell pritshmëri të reja, por janari…

Sa mandarina duhet të hamë për të marrë një dozë të mirë të vitaminës C?

Sa mandarina duhen për të marrë një dozë të mirë vitamine C? Të vogla, të lëngshme dhe plot energji, mandarinat – këto mandarina të vogla – janë…

Shqipëria në prag epidemie! Rritje e ndjeshme e infeksioneve respiratore, mbi 11 mijë raste në një javë

Shqipëria po përballet me një rritje të konsiderueshme të infeksioneve respiratore, duke iu afruar pragut epidemik të sezonit dimëror. Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Shëndetit…

Makina e djegur në Llogara, vik’tima një ish-efektiv policie

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Llogara në Vlorë, ku një person u gjet i vd’ekur brenda një makine që ishte…

Policia konfirmon: DlGJET drejtuesi brenda mjetit në Llogara

Rreth orës 14:35, pas një njoftimi të marrë në sallën operative të DVP Vlorë, shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendit të quajtur Qafa e Llogarasë, ku…

Vd*s shoferi/ Përfshihet nga fIakët një makinë në Llogara!

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të hënë në zonën e Llogarasë, në Vlorë. Dyshohet se një person ka humbur jetën pasi automjeti në të cilin…