“Zjarrfikësit e lanë babin dhe gjyshin të d’igjet, edhe i rr’ahën me grushte”

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Kalasë të Delvinës, ku një banore denoncon mesveprimin e forcave zjarrfikëse për të shpëtuar familjarët e saj nga zjarri që kishte përfshirë një sipërfaqe me ullinj dhe banesën e saj.

Në një rrëfim për JOQ Albania, vajza tregon se babai dhe gjyshi i saj kanë rrezikuar jetën nga zjarri, dhe zjarrfikësit nuk kanë marrë asnjë masë për t’i shpëtuar.

Kam folur me babin në telfon, e dija që ishte te ullinjtë ku kishte rënë zjarri. Jam nisur nga Saranda bashkë me mamin dhe tezez, dhe kemi gjetur zjarrfikësen duke bërë sehir. Kam bërtitur “është babi im atje”, po ata më thonin që nuk ka njëri. Përveç babit ka qenë dhe gjyshi që nuk e dimin fare” tregon vajza.

Pasi babai i saj ka dëgjuar të bërtiturat, është ka dalë nga toka me ullinj, por në këtë moment, sipas vajzës zjarrfikësit e kanë dhunuar.

U jam lutur të vinin të më shpëtonin babin, dhe babi ngaqë dëgjoi ulërimat e mia, kaloi mes flakëve për të mos rrezikuar. Babi erdhi te ne dhe ata i kanë hyrë me grushta dhe e rrahën. Babi është i sëmurë nga mushkritë, ka qëndruar një muaj në koma,” tregon vajza duke shtuar se babai i saj ka disa shenja në trup pas dhunës së zjarrfikësve.

Ajo më tej shton: “Ata e morën vesh që ishte gjyshi brenda dhe e lanë të digjet. Kanë ndërhyrë mami dhe kushëriri për ta shpëtuar. Ne nuk donim të shpëtonim asnjë tjetër përveçse njerëzit. Zjarrfikësja e dinte që babi ishte atje se bashkë kishin qenë, dhe ikën e lanë vetëm.

Denoncuesja tregon se zjarri i shkrumboi 1 000 rrënjë ullinj të cilët prej 15 vitesh ishin në prodhim, 50 koshere bletësh dhe një makinë që kushton 20 mijë euro.

Kanë shpirt ata njerëz apo jo?” pyet denoncuesja.

Ky rast ngre alarmin për mosveprim të forcave zjarrfikëse, të cilat me moskokëçarjen e tyre rrezikuan jetën e dy qytetarëve, madje i dhunuan këta të fundit pasi dolën nga zjarri. Një hetim institucional do të zbardhte më shumë rreth kësaj ngjarje të rëndë.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…