65-vjeçari qëIIon për vd*kje vëllain dhe nipin në Budva, djali tjetër arrin të arr’atiset, autori priti policinë në lokal

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotmë në Budva. Mësohet se një 65-vjeçar ka qëlluar përvdekje me armë vëllanë e tij dhe nipin. Policia bën me dije se ka vënë në pranga autorin i cili është identifikuar si Svetislav Vesko Stanisic.

Ngjarja e rëndë ndodhi rretj orës 08:00 të mëngjesit pranë një lokali në Slovenska Plaza. Policia theksoi se menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë gjetur autorin të cilin e kanë prangosur. Gjithashtu është sekuestruar një armë zjarri.

Raportohet se dy vëllezërit janë marrë me transportimin e turistëve me anije për vite me radhë. Mediat në Mal të Zi raportojnë se vëllezërit ishin konfliktuar dje dhe se autori ishte shprehur se do ta “mbaronte këtë”.

Vëllai i autorit mësohet se ka qënë me dy djemtë e tij kur 65-vjeçari ka hapur zjarr. Fillimisht ai ka vrarë vëllanë e më pas nipin. Djali tjetër fatmirësisht ka arritur tu shpëtojë plumbave dhe është arratisur. Pas ngjarjes së rëndë autori është ulur në lokal dhe ka pritur që të prangoset.