Aks*dent tragjik në aksin Memaliaj–Mallakastër! Humb j*tën një fëmijë 7-vjeçar. Tre të plagosur, dy prej tyre rëndë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin nacional Memaliaj–Mallakastër, pranë kthesës së ish-minierës së qymyrgurit në Memaliaj, duke shkaktuar humbjen e jetës së një fëmije dhe plagosjen e tre personave të tjerë.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy mjete të tipit xhip: një Range Rover me targa shqiptare AB 700 SF dhe një Mercedes Benz me targa ukrainase, në të cilin udhëtonin dy shtetas të huaj nga Ukraina.

Për pasojë ka humbur jetën një fëmijë 7-vjeçar, banor i fshatit Kalivaç, Bashkia Memaliaj. Tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje serioze për jetën dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Gjirokastrës.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërsa një grup ekspertësh po punon për të përcaktuar shkakun e përplasjes mes dy mjeteve.

Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar në këtë segment rrugor, i cili njihet për kthesat e rrezikshme dhe mungesën e sinjalistikës rrugore.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…