Një qytetar ka denoncuar një rast të rëndë të keqtrajtimit të kafshëve përmes një videoje që ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në Kukës, rreth orës 13:00, kur temperaturat ishin tejet të larta.
Në pamjet filmike, shihet një qen i lidhur me zinxhir në karrocerinë e një automjeti tip Volkswagen, i cili shfaqet duke vuajtur vuan nën diellin përvëlues.
Qytetari që e ka filmuar skenën shprehet i indinjuar për këtë trajtim çnjerëzor ndaj kafshës. Pamjet janë tejet shqetësuese dhe ngjallin zemërim për mënyrën se si disa persona trajtojnë qeniet e pambrojtura.
JOQ Albania bën thirrje për ndërhyrjen e menjëhershme të autoriteteve për të identifikuar dhe ndëshkuar personin përgjegjës, si dhe për të shpëtuar qenin nga kjo gjendje.