Mashtroi një 20-vjeçare ruse duke i premtuar se do e punësonte kamariere, por më pas e shfrytëzoi për pr*stitucion, arres’tohet 46-vjeçari në Durrrës

Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses një tjetër operacion të koduar “Gjuetari”, i ndjekur me metoda speciale hetimore, që çoi në arrestimin e një 46-vjeçari i cili kishte tra fikuar dhe shfrytëzuar për pro stitucion një vajzë të re me shtetësi ruse.

Në kuadër të këtij operacioni, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Klodian Domi, 46 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës.

Sipas hetimeve, Domi kishte mashtruar një 20-vjeçare ruse duke i premtuar punësim si kameriere, por më pas e kishte futur ilegalisht në Shqipëri nga Podgorica, në tetor të vitit 2023. Pasi e kishte izoluar, ai e kishte dhunuar dhe kërcënuar, duke e shfrytëzuar për prostitucion për një periudhë prej afro dy vitesh.

Vajza është detyruar të ofrojë shërbime seksuale në hotele të ndryshme, kundrejt pagesave që varionin nga 250 deri në 300 euro për klient. Paratë përfitoheshin tërësisht nga Domi.

Gjatë operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

Një armë gjahu teke, marka “KralArms”

Dy palë dylbi

Tre aparate celularë

Gjithashtu, është shpallur në kërkim një tjetër person i dyshuar si i përfshirë në këtë rrjet shfrytëzimi, shtetasi E. S., 39 vjeç, banues në Durrës.

Ndaj të ndaluarit Klodian Domi rëndojnë akuzat për disa vepra penale, përfshirë:

“Shfrytëzimi i prostitucionit”

“Prostitucioni”

“Përshtatja e ambienteve për pro stitucion”

“Trafikimi i personave të rritur”

“Dhuna në familje”

“Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Durrës, për veprime të mëtejshme ligjore.

Policia e Shtetit thekson se do të vijojë pa ndërprerje operacionet për goditjen e trafikut të qenieve njerëzore dhe shfrytëzimit të individëve për prostitucion, duke bërë thirrje për bashkëpunim me qytetarët për raportimin e çdo rasti të dyshuar.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…