Kosova drejt zgjedhjeve të reja, ekspertët: Nuk është më vetëm krizë politike, por edhe ekonomike

Këtë të diel ka hyrë në fuqi masa e përkohshme për ndalimin e çdo veprimi a vendimi të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për seancën konstituive, kjo për shkak që ata dështuan të kryejnë këtë obligim brenda afatit 30-ditor.

Masa do të zgjasë deri më tetë gusht e deri në atë kohë, të zgjedhurit për legjislaturën e nëntë nuk do të mund të mblidhen në parlament. Njohësit presin që më 8 gusht, Gjykata Kushtetuese të qartësojë edhe se si do të veprohet tutje.

Eugen Cakolli – Instituti i Kosovës për Demokraci: “Unë besoj që nëse Gjykata nuk do të ketë gati vendimin, gjasat janë të mëdha që Gjykata të vendosë edhe një herë masë të përkohshme edhe për një periudhë tjetër, derisa të dalë vendimi”.

Njohësit shtojnë se gjasat janë shumë të mëdha që vendi të shkojë në zgjedhje pas datës tetë gusht.

Eugen Cakolli – Instituti i Kosovës për Demokraci: “Kur dështimi e tejkalon afatin 30-ditor, besoj që kjo është pjesa ku Gjykata duhet të sqarojë se vendi shkon në zgjedhje, qoftë me dekret të presidentes apo në këtë rast me aktgjykim që do ta përcaktonte një gjë të tillë e do ndiqej si precedent”.

Krahas shkuarjes në zgjedhje, pritet që Gjykata Kushtetuese të sqarojë se nuk lejohet ndërrimi i mënyrës së votimit në mes të procesit e pasojat juridike me të cilat do të përballen deputetët që nuk arritën të konstituojnë Kuvendin e Kosovës brenda afatit.

Në këtë pikë, konsiderohet se vendi ka hyrë në një krizë më të thellë, përtej asaj politike.

Eugen Cakolli – Instituti i Kosovës për Demokraci: “Tashmë përtej diskursit politik, Kosova ka hyrë në një krizë që nuk është më vetëm politike e kushtetuese, por me pasoja ekonomike e sociale”.

Deputetët dështuan që nga 15 prilli deri më 26 korrik të konstituojnë Kuvendin e Kosovës.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…