Flet Vellai i policit ne Vlore: Se q*lloi ai, i kerkoi falje pas 5 minutash, ja cfare po fshehin pronaret sipas tij

Vëllai i policit të përfshirë në incidentin e një dite më parë, ku u dhunua një kamerier 18-vjeçar në Vlorë, thotë se personi që e qëlloi adoleshentin nuk është vëllai i tij, Ardian Isufi, efektiv i Policisë së Shtetit.

“Ju keni parë një pjesë të kamerave. Ai gazetari t’i nxjerrë të gjitha pamjet. Unë nuk kam qenë prezent por çfarë më ka thënë vëllai: Ai ka qenë pushim. Ka shkuar te lokali për të pirë një kafe. Në tavolinë ka gjetur edhe një person tjetër që e ka ftuar në lokal. Janë ulur për të pirë një kafe dhe një ujë dhe nuk është bërë sherr për ujin, se nuk zihen njerëzit për ujin. Vëllai im i kërkon një bidon ujë të madh dhe një kafe. Të mos futemi në detaje, por ai i sjell dy bidonë dhe me të qeshur i thotë “pijeni dhe këtë”. Nuk kam qenë aty që të ta shpjegoj me detaje. Sjellja e kamerierit ka irrituar personin në krah të vëllait tim. Vëllai im, për të shmangur konfliktin është ngritur dhe i ka thënë “ik andej, se duhet të sillesh mirë, je i vogël”. Unë nuk kam qenë aty, por kamerat i ka lokali”, rrëfen Flamur Isufi në “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Ai shton se menjëherë pas incidentit, palët janë ulur dhe i kanë kërkuar madje falje babait të adoleshentit. “Personi që godet kamerierin nuk është vëllai im. Vëllai im çohet nga tavolina dhe i thotë kamerierit të jetë i kujdesshëm me klientët. As e ka sharë, as e ka goditur. Personi që është irrituar është personi tjetër. Kamerieri, në bisedë, në konflikt me zotërinë. Vëllai im u fut. Në këtë moment i thotë “Pse çfarë është ai?”. Janë ulur në tavolinë me babanë e djalit, kanë folur, janë ndarë si miq. Edhe me menaxherin e lokalit nuk kanë pasur ndonjë problem. Se vëllai im, duke qenë 15 vjet oficer policie, e di shumë mirë se si mund t’i shmanget një konflikti”, tha Isufi. (A2 Televizion)

Flamur Isufi, vëllai i policit Ardian Isufi, të përshirë në një sherr në Vlorë një ditë më parë, në një lokal, thotë se vëllai i tij është rrahur nga 15 vetë, edhe pse nuk e ka goditur ai kamerierin 18-vjeçar.

Related Posts

Vetëm pezullim nga detyra për komisarin ‘boksier’ që rrahu kamarierin

Policia e Shtetit ka reaguar me ngjarjen e dhunshme që ndodhi mbrëmjen e djeshme në ambientet e një hoteli në zonën e Skelës në Vlorë, ku nënkomisar…

Aksident në aksin Milot-Rrëshen/ Përplasen dy makina, mbetet i pl*agosur një person, dërgohet në spital

MILOT- Një aksident është regjistruar ditën e sotme në segmentin Milot-Rrëshen. Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë…

Ja skema e re e bonusit për bebet. Tabela spjeguese

Një 48-vjeçare nga fshati Bujan i Tropojës rezulton e zhdukur prej datës 22 korrik, duke vënë në lëvizje strukturat e Policisë së Tropojës dhe ato të Kosovës….

Tronditet futbollisti i njohur, djali i tij 1-vjeç humb jetën

Mesfushori i Barit, Mathias Verreth ka humbur djalin e tij 14-muajsh pasi ndërroi jetë. Lajmi tronditi të gjithë komunitetin me klubin që njoftoi, në shenjë zie dhe…

Renditja e shenjave nga më me fat te më të sfiduarat në dashuri dhe punë për JAVËN 28 korrik – 3 gusht

Disa shenja përjetojnë kulmin e ndjenjave dhe gjejnë qartësi të reja në dashuri dhe punë, ndërsa të tjera duhet të përballen me sfida që kërkojnë durim, reflektim…

Vr*asja m*kabre e 55-vjeçarit nga e bija dhe i dashuri i saj, autorët mbërrijnë në gjykatë për masën e sigurisë

Nis seanca e parë gjyqësore për vrasjen makabre të 55-vjeçarit Anesti Rama në Frashër të Fierit. Tre të akuzuarit, vajza, i dashuri i saj dhe nëna e…