Vetëm pezullim nga detyra për komisarin ‘boksier’ që rrahu kamarierin

Policia e Shtetit ka reaguar me ngjarjen e dhunshme që ndodhi mbrëmjen e djeshme në ambientet e një hoteli në zonën e Skelës në Vlorë, ku nënkomisar Adrian Isufi qëlloi me grushte kamarierin 18-vjeçar, vetëm se ky i fundit ngatërroi porosinë dhe dërgoi një shishe ujë më shumë në tavolinë.

Policia thotë se pas përfshirjes së oficerit në akte të dhunshme, është urdhëruar pezullim i menjëhershëm nga detyra, deri në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Nga ana tjetër, për komisarin e dhunshëm Isufi, Drejtoria e Standarteve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur dhe një procedurë disiplinore, për sjellje që diskreditojnë imazhin dhe figurën e policisë te qytetarët.

Po sipas policisë, ka rezultuar se nënkomisari Adrian Isufi, teksa ka qenë jashtë shërbimit nën shoqërinë e Leart Bimo, është konfliktuar me shtetasin A. B., 18-vjeç, kamarieri. Më pas në konflikt janë përfshirë pronari i hotelit, me inicialet V. B., dhe një shtetas tjetër E. M.

Në pamjet e publikuara më parë, duket se si polici ‘boksier’ afrohet dhe e qëllon kamarierin me shuplakë e më pas me grushta për shkak të një mosmarrëveshje banale. Pavarësisht dhunës së ushtruar, ndaj nënkomisarit është marrë vetëm masa e pezullimit nga detyra deri sa hetimet të mbarojnë.

“Vjen ai tjetëri nga pas dhe më qëllon tre herë, të parën me dackë e dy të tjera me grusht në mes të lokalit atje se i çova një bidon ujë më tepër. Kaq ishte e gjitha!” tha kamarieri në një prononcim të mëparshëm.

Kjo ngjarje ka shkaktuar shumë zemërim në publik për shkak të brutalitetit dhe rrethanave aspak të zakonta ku ka ndodhur. Turistët që ndodheshin në lokal në momentin e ngjarjes janë larguar me shpejtësi, të tmerruar nga skena që përjetuan.

Njoftimi i Policisë:

Reagim i Policisë së Shtetit. Pezullohet nga detyra një oficer policie i përfshirë në një konflikt fizik jashtë shërbimit, në qytetin e Vlorës

Pas përfshirjes jashtë orarit të shërbimit në një konflikt fizik, në ambientet e një lokali në lagjen “Pavarësia 2”, Vlorë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra, deri në sqarimin e plotë të rrethanave, të oficerit të Policisë Kufitare Dibër.

Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur ndaj Nënkomisar A. I., me detyrë Oficer Policie në Komisariatin e Policisë Kufitare Dibër, procedurën disiplinore të rëndë, bazuar në Ligjin nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, që parashikon masa për:

-raste të sjelljeve që diskreditojnë imazhin dhe dëmtojnë besimin e publikut tek Policia e Shtetit, të kryera jashtë ushtrimit të detyrës;

-kryerjen e veprimeve që cenojnë rëndë figurën e punonjësit të policisë, institucionit apo shërbimit policor në tërësi.

Nga veprimet e para hetimore ka rezultuar se Nënkomisar A. I., jashtë shërbimit dhe në shoqërinë e shtetasit L. B., 57 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, është konfliktuar fillimisht fizikisht me shtetasin A. B., 18 vjeç. Pas përshkallëzimit të konfliktit, janë përfshirë edhe shtetasit V. B., 53 vjeç, pronar i një hoteli në lagjen “Pavarësia 2”, dhe E. M.

Aktualisht, Nënkomisar A. I. ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë.

Për këtë rast vijojnë veprimet procedurale nga oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.

Policia e Shtetit mbetet e vendosur të reagojë me vendosmëri ndaj çdo rasti që cenon besimin e qytetarëve. Ajo fton qytetarët të denoncojnë çdo veprim të paligjshëm apo sjellje të papërshtatshme nga punonjësit e saj, duke garantuar trajtim të paanshëm dhe konform ligjit.

Related Posts

Policia iu ndaloi shokun, vajzat këndojnë jashtë Komisariatit në Kamëz: Jasha kok*ina! Video

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar përpara komisariatit të policisë në Kamëz, ku disa vajza ishin shoqëruar nga policia pasi bashkë me një shok…

Goditi kamerierin për një shishe ujë/ Momenti kur 15 persona godasin me mjete të forta policin

Avokati i Ardian Isufit, policit që goditi me shpulla kamerierin 18-vjeçar Ron Balaj në një lokal në Vlorë, ka publikuar pamje të tjera që sipas tij tregojnë…

Hapen 5500 vende pune”/ Qeveria Rama jep LAJMIN E MIRË kush është pa punë…

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja njoftoi sot se në Platformën Kombëtare të Punësimit janë shpallur 5500 vende të lira pune në të gjithë vendin….

Shtang aktorja e njohur shqiptare: Kam patur dy lidhje njëkohësisht

Aktorja Julia Ilirjani, e cila ishte edhe pjesë e Big Brother, kishte deklaruar se ka pasur dy lidhje paralele në një periudhë të jetës së saj. “Duke…

Me dha nurmin e më shkruajti në 12 të natës”, – Ilnisa Agolli rrëfen takimin befasues me Berishën dhe mesazhin e natës

Moderatorja dhe gazetarja Ilnisa Agolli ka ndarë një rrëfim të veçantë mbi eksperiencën e saj me një nga figurat më të rëndësishme të politikës shqiptare, Sali Berishën….

‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bëjnë ‘kërdinë’ në këtë vend, raportohet për disa viktima

Rumania po përballet me një situatë katastrofike si pasojë e përmbytjeve masive që kanë prekur vendin. Të paktën 3 viktima janë raportuar nga autoritetet vendase, në Rumaninë…