“Priten rrebeshe!”- Parashikimi i motit për javën: Kur rikthehet i nxehti afrikan

Moti gjatë kësaj jave pritet të jetë i paqëndrueshëm në të gjithë territorin shqiptar, me alternime vranësirash, diell si dhe reshje shiu. Meteorologia Lajda Porja, në një lidhje “live” për Euronews Albania, paralajmëroi se dita e enjte pritet të jetë me rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të territorit të vendit.

“Këto ndryshime të kushteve atmosferike do t’i vëmë re nga e hëna deri ditën e premte, ku do të kemi kthjellime, vranësira, lagështirë dhe reshje të kalimtare”, tha meteorologia.

Sipas saj, pas një jave me temperatura deri në 41 gradë Celsius, këtë të hënë termometri do të zbresë në 31-32 gradë dhe do të vijojë me një rënie graduale gjatë javës. “Pas një jave me temperaturë 41 gradë Celsius, sot termometri do të zbresë në 31-32 gradë Celsius dhe do të shënojë një ulje graduale gjatë javës, ku të enjten pritet të zbresin deri në 9 gradë”, shtoi ajo.

Pas datës 7 gusht, sipas parashikimit të Porjës, pritet një valë e re e të nxehtit afrikan që do të sjellë rritje të ndjeshme të temperaturave deri në 41 gradë Celsius në disa zona. Sa i përket bregdetit, reshje afatshkurtra parashikohen vetëm gjatë ditës së enjte. Ndërkohë, një problem i vazhdueshëm për këtë javë do të jenë erërat e forta, të cilat mund të arrijnë shpejtësi deri në 40-45 km/orë, duke sjellë trazira në det, veçanërisht në brigjet e Jonit.

Për vendet e rajonit, Lajda Porja u shpreh se do të ketë prezencë të vranësirave, ndërsa Kosova dhe Mali i Zi do të përballen me mot të paqëndrueshëm. Në Maqedoninë e Veriut, reshjet pritet të jenë më të pakta. “Pas datës 7 gusht, i gjithë Gadishulli i Ballkanit do të preket nga një valë e të nxehtit, me temperatura që do të arrijnë deri në 41 gradë Celsius, duke rikthyer motin e nxehtë afrikan”, përfundoi Porja, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

💘 – H0T – 💘

Po lu*fton me vd*ekjen, 22-vjeçari nga Mati ka nevojë urgjente për ndihmën e shqiptarëve

KLIKO KËTU PËR TË DHURUAR Një apel i ndjerë për ndihmë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania për Klevis Isenlikajn, një 22-vjeçar nga Mati që po…

Dalin FOTOT, kush janë babë e bir që humbën jetën në aksidentin e Malësisë së Madhe (PAMJE NGA VENDNGJARJA)

Personi në foto është Nikollë Bluda 76 vjeç i cili humbi jetën pasditen e kësaj të shtune së bashku me të birin Valentin Bluda 32 vjeç në…

Spartak Ngjela: Berisha nën akuzë penale, shenjat janë që do dënohet për korrupsion

Kur shoqëria në një demokraci hyn në monotoninë e një individi që vijon të jetë kryeministër sepse shoqëria është e shqetësuar me liderin e opozitës për ato…

Aksident i RËNDË në autostradë, makina përplaset me kamionin! Nëna me fëmijët…

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në autostradën Lushnje–Fier, ku 3 persona kanë mbetur të plagosur. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip fuoristradë është…

Eklipsi diellor më 21 shtator, ndryshime të mëdha për 4 shenja të horoskopit! Çfarë parashikohet për secilën

Pas eklipsit hënor te Peshqit (7 shtator), na pret edhe një eklips diellor në Virgjëreshë më 21 shtator, i cili do të ketë ndikim mbi të gjitha…