Zbardhet krimi në Pogradec/ 52-vjeçarja u m’byt dhe u G0DlT me thikë, ja si u identifikua autori nga gjurmët që la pas

Zbulohen detaje të rënda nga vrasja makabre që tronditi Pogradecin dy ditë më parë. Viktima, Kozeta Teço, 52 vjeçe, u gjet pa jetë në banesën e saj, e cila ishte përfshirë nga flakët. Por zjarri nuk ishte aksident: hetimet zbuluan se ajo ishte vrarë brutalisht para se të digjej shtëpia.

Autori i dyshuar është Ilirjan Selmani, i cili kishte një lidhje intime me viktimën. Sipas hetimeve të deritanishme, Selmani dyshohet se fillimisht e ka mbytur 52-vjeçaren dhe më pas e ka goditur me thikë. Pasi kreu vrasjen, ai tentoi të zhdukte çdo provë që mund ta lidhte me ngjarjen.

Burime nga grupi hetimor konfirmojnë se Selmani ka përdorur peshqirë dhe kartpeceta për të pastruar gjurmët e gjakut në vendin e ngjarjes. Këto sende u gjetën më pas në koshin e mbeturinave pranë pallatit ku jetonte viktima. Më pas, ai ka ndezur disa vatra zjarri në banesë, për të simuluar një aksident dhe për të zhdukur gjurmët e krimit.

Pikërisht këto lëvizje, bashkë me pamjet e kamerave të sigurisë së bizneseve përreth, çuan në identifikimin dhe shoqërimin e Selmanit nga policia. Ai është dërguar në vendin e ngjarjes për veprime hetimore dhe, ndonëse mohon përfshirjen, provat kundër tij janë në rritje.

Policia vijon hetimet për të zbardhur plotësisht motivet dhe rrethanat e krimit, ndërsa pritet që ndaj autorit të ngrihet akuza për vrasje me paramendim dhe shkatërrim të provave.

Related Posts

Horoskopi për të dielën, 21 shtator 2025: yjet për të 12 shenjat e zodiakut

E diela vjen me një qiell të pasur me energji kontradiktore, ku disa shenja do të ndihen të mbushura me forcë, ndërsa të tjera do të përballen…

Bëri burg për Rozana Radin dhe rikthehet prapë në qeli. Pas lirimit përndjek juristen e burgut 313

Qëndrimi në liri pas dënimit me burg për përndjekjen e këngëtares Rozana Radi zgjati pak për një 28-vjeçar nga Tirana. Gati një vit pasi la qelinë ai…

Sulme kibernetike/ Kaos në disa nga aeroportet më të mëdha europiane

Aeroportet kryesore evropiane kanë përjetuar ndërprerje të rënda që nga nata e të premtes, pasi një sulm kibernetik goditi Collins Aerospace, një ofrues botëror i shërbimeve të…

‘S’kishte zot që i shkulte…’! Rama: I erdhi fundi edhe varrezave të automjeteve

Kreyeministri gjithashtu theksoi se sasira të frikshme teneqerash e ndryshqesh ishin lënë për 30 e kusur vite në çdo bashki qendër qarku të Shqipërisë. VLORË- Kreyministri Edi…

KRlM TR0NDlTES! Burri mb*t motrën me qese pIastike dhe teIefonon poIicinë: Alo, e v’rava!

Një krim i rëndë në familje ka tr onditur sot Selanikun, ku një burrë mb’yti motrën e tij dhe telefonoi policinë ku rrëfeu v’rasjen. 🎥/📷 Shiko të…

Aksident në aksin Lushnje-Fier. Makina përplaset me kamionin, plagoset nëna me dy fëmijët

LUSHNJE- Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Lushnje-Fier. Bëhet me dije se një automjet ku udhëtonin burrë e grua dhe dy fëmijët…