Një shitëse në një furrë buke në Tiranë ka zbuluar një praktikë të përhapur që shumica e klientëve nuk e vënë re, por që ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e produktit që blejnë pasditeve.
Sipas saj, buka që shitet pas orës 17:00 në shumë furra nuk është gjithmonë e freskët, ndonëse paraqitet si e tillë.
Përmes një postimi anonim në Reddit, ajo shkruan: “Ka raste kur buka që nuk është shitur në ditën e kaluar, nuk hidhet. Thjesht ngrohet pak dhe vendoset sërish në rafte”, duke shtuar se ky veprim ndodh më shpesh në ditët kur lëvizja e klientëve është më e ulët.
Në disa raste, për të krijuar përshtypjen e freskisë, bukës i jepet një ngrohje e lehtë nga sipër, në furrë ose në ftohës të kthyer në modalitet të nxehtë, vetëm për të nxjerrë pak avull.
Klientët që e blejnë në ato momente, e ndjejnë të ngrohtë dhe nuk dyshojnë se mund të jetë prodhim i mëngjesit ose, në disa raste, edhe i ditës së djeshme.
Ky fenomen nuk lidhet me ndonjë rrezik të drejtpërdrejtë shëndetësor, por me transparencën dhe cilësinë që konsumatorët presin nga një produkt bazë si buka.