“Pse e vrave 52-vjeçaren në Pogradec?”-Ja si iu përgjigj pyetjes i riu

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen nr. 1 të Pogradecit, ku një grua 52-vjeçare u gjet e pajetë në banesën e saj të përfshirë nga flakët.

Fillimisht u raportua se Kozeta Teço kishte ndërruar jetë nga asfiksia, por hetimet e mëvonshme zbuluan shenja dhune në trupin e saj, duke ngritur dyshimet për një vrasje të qëllimshme.

Sipas të dhënave nga grupi hetimor, dyshohet se autori 37-vjeçar, Ilirjan Selmani, fillimisht e ka vrarë gruan dhe më pas i ka vënë zjarrin banesës me qëllim fshehjen e gjurmëve dhe paraqitjen e ngjarjes si aksidentale.

Pamjet nga kamerat e sigurisë të vendosura pranë pallatit kanë ndihmuar në identifikimin e një të dyshuari, i cili u pa duke hedhur disa peceta dhe peshqirë me gjak në koshin e mbeturinave pranë vendngjarjes.

Selmani është shoqëruar nga policia dhe aktualisht po merret në pyetje. Gjatë shoqërimit, duke buzëqeshur ai ka mohuar përfshirjen në krim duke thënë:

“Çfarë vrasje? Ç’ne unë? Nuk e kam vrarë. S’më intereson. Nuk jam unë vrasësi.”

Megjithatë, burime nga hetimi bëjnë me dije se Selmani dyshohet të ketë pasur një lidhje intime me viktimën.

Kozeta Teço jetonte e vetme dhe në kushte të vështira ekonomike. Sipas dëshmive të fqinjëve, një natë para ngjarjes, në banesë ka qëndruar edhe motra e saj, e cila më pas është larguar drejt Tiranës.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe hetimet për zbardhjen e plotë të saj vijojnë intensivisht nga strukturat e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…