Flet avokati i ish-poIicit që dhυηoi 18-vjeçarin

Avokati Kujtim Cakrani, përfaqësues ligjor i efektivit të policisë Ardian Isufi, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e dhunshme në një lokal në Vlorë, ku dy persona, mes tyre edhe një efektiv jashtë shërbimit, u përfshinë në sulm fizik ndaj një kamarieri.

Në deklaratën për mediat, Cakrani këmbënguli se klienti i tij nuk ka goditur kamarierin, por vetëm e ka shtyrë.

“Gjestin nuk e justifikoj, është i dënueshëm moralisht, por nuk mund të lejojmë që një punonjës policie të bëhet mish për top për publikun,” tha ai.

Avokati vuri në dyshim autenticitetin e videove të shpërndara në rrjet, duke i cilësuar si “pamje të cunguara”, që sipas tij nuk pasqyrojnë të gjithë dinamikën e ngjarjes. Ai pretendon se pas incidentit me kamarierin, efektivi është dhunuar nga rreth 15 persona.

Për përgjegjësinë konkrete, Cakrani theksoi se dhuna fizike është ushtruar nga miku i Isufit dhe jo vetë efektivi. “Klienti im nuk ka ushtruar dhunë, por është për t’u kritikuar që nuk ndaloi shokun e tij,” deklaroi ai.

Cakrani kërkoi gjithashtu hetim për dhunën ndaj efektivit të policisë pas ngjarjes. Ai e konsideroi të papranueshme çdo akt dhune, edhe nëse ai vjen si reagim ndaj një tjetër dhune.

Në lidhje me akuzat se Isufi ka goditur edhe pronarin e lokalit, avokati u shpreh se edhe nëse kjo vërtetohet, reagimi i pronarit duhet të kishte qenë institucional, jo fizik.

Në përfundim, Cakrani kërkoi publikimin e të gjitha pamjeve filmike dhe shtoi: “Nëse ato tregojnë qartë se klienti im ka ushtruar dhunë, nuk do të dalë më askund në publik.”

Por deklaratat e tij bien ndesh me pamjet tashmë të shpërndara, të cilat tregojnë qartë skenën e dhunës ndaj kamarierit – jo vetëm shtyrje, por edhe goditje të përsëritura dhe kërcënime të hapura.

Kërkesa për transparencë, kur provat janë publike dhe flasin vetë, shihet më shumë si tentativë për të relativizuar një situatë të pakontestueshme.

Related Posts

Ç’po ndodh në Rinas!? Vjen lajmi që prek çdo shqiptar! Njoftohet me urgjencë se do të

Njoftohet me urgjencë se do të Tiranë, 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka kënaqësinë të njoftojë nje lajm te madh qe prek cdo shqiptar per…

Moti te dielen, surprizat e forta te fundjaves

Pas luhatjeve të fundit të temperaturave, nga neser moti, si nje surprize te madhe per fundjaven, do te të sjellë një stabilizim të plotë të kushteve atmosferike…

Miliarda euro për råketa dhe dronë, a po përgatitet Franca për Iuftë?

Franca po përgatit një plan gjigant ushtarak me vlerë miliarda euro, duke synuar një rritje drastike të stokut të raketave dhe dronëve deri në vitin 2030, në…

Garë për gjetjen e pilotit të zhdukur të F-15 në Iran, SHBA-të dërgojnë komando, Teherani ofron shpërblim

Një operacion kritik shpëtimi është duke u zhvilluar, ndërsa SHBA-të dhe Irani janë në garë për të gjetur një pilot amerikan i cili është zhdukur pasi një…

Trump i jep ultimatum të ri Iranit: Hapni Ngushticën ose për 48 orë “do shρërthejë Ferri”

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se afati për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit. Në një…

Horoskopi ditor, e Premte 3 Prill 2026

Dashi Dite shume delikate kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për te ecur ashtu si e kishit ëndërruar dhe madje…