Rama debaton me komentuesit: Partia që të ka mbushur mendjen se jam dr*gaxhi më ka thyer hundën

Kryeministri Edi Rama ka vijuar sot “SY m’SY”, ku ashtu si në episodet e mëparshme u është përgjigjur komentuesve në rrjetet sociale.

Rama iu përgjigj një prej komentuesve, i cili shprehej se hunda e kreut të qeverisë ishte e shtrembërt nga konsumi i lëndëve narkotike, duke thënë se këto të fundit janë pretendime nga “katran partia”, të cilat janë përsëritur mijëra herë duke u kthyer në lavazh truri për qytetarët.

Rama theksoi se e vërteta mbi kockën e hundës së tij qëndron në një episod dhune të shumë viteve më parë, ku ai është goditur me leva dhe doreza hekuri, ashtu siç ai vetë tregon.

“Ma kanë thyer hundën, bashkë me kafkën këtu mbrapa dhe më kanë çarë buzën me leva dhe doreza hekuri. Dhe ja po të tregoj se ti me siguri je i ri dhe mbase nuk e ke idenë e piramidave të Sudes dhe Rrapushit që grabitën kursimet e shqiptarëve me bekimin e katranit të madh të asaj partisë që u ka mësuar të thuash e të shkruash se unë jam drogaxhi.

Ishte viti ’97 dhe unë mblidhja firma nga shoqëria civile për një peticion për dorëheqjen e qeverisë së asokohe që të shmangej ajo që erdhi më pas kur më dolën në pritë poshtë shtëpisë, në mes të errësirës dhe baltës së Tiranës së asokohe. Më lanë në rrugë mbuluar në gjak dhe doli të nesërmen një kloun i katran partisë si puna e këtij Gazment Ziut të sotëm dhe tha se do ketë qenë sherr për punë të ndonjë femre”, tha ai.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Related Posts

Komuniteti Mysliman njofton besimtarët Myslimanë se si do falet namazi i Bajramit

Në perfundim te muajit te bekuar te Ramazanit, Komuniteti Mysliman i Shqiperisë ka bërë një njoftim pa i takon namazit të Fitër Bajramit që është dhe kulmi…

Horoskopi ditor, e enjte 19 mars 2026

Dashi Do i shprehni hapur ndjenjat përkundrejt partnerit tuaj sot dhe gjerat do ecin ashtu si e kishit ëndërruar. Ne mbrëmje mund te merrni edhe ndonjë surprize….

Nga GJKKO te Big Brother – Komenti i papritur i Kryemadhit bëhet viral ( Video )

Një video e fundit që po qarkullon në rrjet ka tërhequr vëmendjen e publikut, ku Monika Kryemadhi shfaqet duke folur për situatën në “Big Brother VIP”, pikërisht…

Nuk ka më kthim mbrapa: Zarfi i zi që ndryshon gjithçka! Kush e hapi dhe çfarë dënimi drastik dha Vëllai i Madh?

Një moment tensioni ka ndodhur së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për një përplasje…

“Botë në ånkth! Irani konfirmon vd*ekjen e figurës kyçe: Çfarë do të ndodhë tani me Lindjen e Mesme?”

Ali Larijani, nje nga njerezit me te fuqishem dhe te rendesishem ne Iran si edhe sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, është vrarë në…

Horoskopi ditor, e mërkurë 18 mars 2026

Dashi Të lindurit e kësaj shenje do të kthejnë faqe lidhur me marrëdhëniet e rëndësishme. Edhe nëse ndryshimet do të ngjallin reagime, ndjesia e parë do të…