Monika Kryemadhi habit teksa gjen unazën me diamant dhe rubin përballë SPAK: Do …

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet ndaj ish-Presidentit Ilir Meta, ish-kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) Monika Kryemadhit dhe nënës së saj, Fatime Kryemadhi.

Mesditën e së martës, Kryemadhi është paraqitur në SPAK për t’u njohur me akuzat e ngritura ndaj saj.

Ndërkohë që po hynte në ambientet e SPAK, Kryemadhi u përfshi në një episod të pazakontë. Ajo tha se kishte gjetur një unazë me diamant dhe rubin, sapo kishte zbritur nga automjeti, përballë institucionit.

“Gjeta një unazë dhe thoni pastaj që s’jam me fat. Është me rubin dhe me diamant, e kam gurin e fatit unë këtë. Kjo rrugë është nën vëzhgim. E gjeta sapo zbrita,” u shpreh Kryemadhi me humor.

Ish-deputetja shtoi me ironi se unazën do ta dorëzojë në Prokurorinë e Posaçme ose do ta përdorë për të paguar avokatin: “Po e çoj në SPAK, ose të paguaj avokatin. Mund ta ketë hedhur ndonjëra që është zënë, i ka thënë ‘nuk e dua unazën tënde’.”

Related Posts

Grida Duma ndahet nga Ervin Salianji? Moderatorja ‘e zhduk’ nga rrjetet sociale

Aludimet për një ndarje të mundshme mes moderatores Grida Duma dhe ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji kanë qarkulluar kohët e fundit në rrjet. Së fundmi dyshimet…

“Më lanë pasi menduan se vdiqa”/ Elton Tozaj flet për herë të parë pas dhunës brutale: Shkak u bë një video…

gazetari Elton Tozaj është shfaqur për herë të parë publikisht pas dhunës brutale që pësoi disa ditë më parë. Në “Shqipëria Live”, ai ka denoncuar se dhuna…

3 shenjat e horoskopit me FAT në DASHURI dhe PARA për sot

nëse je Bricjap, Shigjetar ose Peshq, fundi i vitit nuk është thjesht mbyllje, por nisje e një cikli shumë më të favorshëm. Dashuria nuk është më e…

Moti i ftohtë “pushton” vendin, meteorologia: 2026 do të nisë me …

Java ka nisur me mot të kthjellët dhe me diell, por e shoqëruar me temperatura shumë të ulëta në të gjithë vendin. Meteorologia Tanja Porja bëri të…

E rëndë: 19-vjeçarja humb jetën në aksident, shoferi 20 vjeç ka mbetur i plagosur

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sonte në fshatin Gremë të Ferizajt. Si shkak i këtij aksidenti, ka humbur jetën një 19 vjeçare. Kjo u konfirmua nga…

Tro*ditet vendi, shperthim me tritol, ka te vd*kur

Një person, ende i paidentifikuar ka ndërruar jetë paraditen e kësaj të hëne si pasojë e një shpërthimi me tritol në hyrjen e një pallati në Perash…