2-vjeçari kafshon dhe v’ret kobrën që e suImoi

FOTO ILUSTRUESE
Një ngjarje e pabesueshme ka tronditur dhe njëkohësisht mahnitur opinionin publik në Indi: një fëmijë 2-vjeçar arriti të shpëtojë jetën e tij duke vrarë me kafshim një kobër helmuese, që u përpoq ta sulmonte brenda shtëpisë së tij në një fshat të zonës West Champaran, shteti i Bihar-it.

Sipas mediave indiane, episodi ndodhi javën e kaluar, teksa familjarët u përballën me skenën tronditëse: vogëlushi mbante në dorë një kobër, të cilën në një reagim instinktiv për t’u mbrojtur e kishte kafshuar në kokë, duke e vrarë në vend.

“Kur e pamë që po mbante gjarprin, vrapuam drejt tij, por ai tashmë e kishte kafshuar. Gjarpri ngordhi në vend”, ka rrëfyer për mediat gjyshja e djalit.

Menjëherë pas incidentit, fëmija humbi ndjenjat dhe u dërgua me urgjencë në një qendër shëndetësore, më pas u transferua në një spital të specializuar. Fatmirësisht, ai arriti të shpëtojë pa pasoja fatale.

Mjekët u shprehën të befasuar nga rasti: ndërsa kafshimi i gjarprit zakonisht përhap helm përmes gjakut dhe shkakton neurotoksicitet, në këtë rast helmimi ndodhi përmes gojës, duke hyrë në traktin tretës dhe jo në qarkullimin e gjakut – çka e bëri më të lehtë trajtimin.

“Fëmija erdhi i vetëdijshëm, por me gojë dhe fytyrë të fryrë për shkak të helmimit lokal. Kontrolluam disa herë për të siguruar që nuk ishte pickuar. Prindërit na sqaruan se ai e kishte kafshuar vetë kobrën”, – deklaroi mjeku për The Telegraph.

Pas 48 orësh në vëzhgim intensiv, vogëlushi u lëshua në shtëpi pa asnjë simptomë të rëndë. Ngjarja po cilësohet si mrekulli nga komuniteti vendas, ndërsa në rrjetet sociale ai tashmë po quhet:
“Djali që mposhti kobrën me dhëmbë.”

Related Posts

Tro*ditet vendi, shperthim me tritol, ka te vd*kur

Një person, ende i paidentifikuar ka ndërruar jetë paraditen e kësaj të hëne si pasojë e një shpërthimi me tritol në hyrjen e një pallati në Perash…

Stenaldo rrëfen historinë e tij: Isha aq i dashuruar sa

Stenaldo Mëhilli ka hapur zemrën gjatë një bisede të ndjerë me Stine, ku ka ndarë me publikun një nga përjetimet më intime dhe emocionale të jetës së…

E trishtë, zemra tradhton vëllain binjak të Ema Andreas, humb jetën në palestër gazetari shqiptar

Një lajm i trishtë ka ardhur mëngjesin e kësaj të hëne. Zemra e vëllait binjak të aktores Ema Andrea ka pushuar së rrahuri. Burime për mediat bëjnë…

I fundit! Vjen lajmi i papritur nga Greqia

Fermerët në Greqi kanë paralajmëruar se do të vazhdojnë me bllokadat e tyre, duke bllokuar rrugët kryesore në disa zona të vendit. Ata kanë njoftuar se sot…

Azili i pleqve përfshihet nga flakët, humbin jetën 16 persona

Gjashtëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur si pasojë e një zjarri që përfshiu një shtëpi të moshuarish në qytetin Manado, në ishullin…

Horoskopi i ditës: Ja kush përfiton dhe kush duhet të bëjë kujdes

Dashi Energjia juaj është në rritje dhe ju shtyn të merrni iniciativa të reja. Kujdes me reagimet e shpejta, veçanërisht në ambientin e punës. Një komunikim i…