Lëkundet turizmi, zhgënjehen polakët dhe spanjollët, rënie në qershor

Shifrat e qershorit tregojnë për një çoroditje të turizmit këtë fillimvere duke lëkundur për herë të parë seriozisht qëndrueshmërinë e tre viteve të fundit që sektori ka treguar në tërësi.

Të dhënat tregojnë se polakët dhe spanjollët, dy grupe që po rriteshin në mënyrë të vazhdueshme nga viti në vit, kanë shënuar rënie. Polakët ranë me 11.96% në 6-mujorin e parë 2025 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kurse spanjollët me 8.8% për të njëjtën periudhë.

Kjo rënie duket se ka të bëjë me vizitorët individualë të këtyre dy vendeve që i janë drejtuar Shqipërisë nën valën e promovimit të gjerë në mediat ndërkombëtare dhe në rrjetet sociale dhe jo segmentit të turizmit të organizuar që vjen nga këto vende.

Operatorët turistikë konfirmuan më herët se Polonia po u përmbahet numrave që kishte rezervuar sa i takon kontratave me garanci të cilat ishin 25 për qind rritje në raport me vitin 2024.

Ajo që në fakt nuk u vërejt këtë vit ndryshe nga viti i kaluar ishte rritja e kërkesës brenda sezonit për vende të lira diçka që ishte shumë e dukshme verën e kaluar.

Edhe Spanja ka pasur një rritje të turizmit të organizuar në vend nxitur jo vetëm nga prania e disa strukturave që janë marka ndërkombëtare por edhe nga disponueshmëria e strukturave të tjera që kanë gjetur kryesisht në zonën e Durrësit dhe të Golemit.

“Numri i turistëve polakë këtë vit është në rritje në raport me vitin 2024 sa u takon grupeve të organizuara dhe ne këtë e kishim të qartë që vitin e shkuar kur lidhëm kontratat paraprake.

Këtë vit, kërkesa e tyre është sërish në rritje për vende brenda këtij sezoni, por kjo rritje është e lehtë jo si vitin e shkuar kur ne e kishim të pamundur të gjenim hapësira.

Turistët spanjollë, nga ana tjetër, kanë njëfarë rritjeje dhe është një treg që po ecën ngadalë por qëndrueshëm dhe kjo është diçka e mirë.

Po vijnë si te hotelet që janë marka që ata i njohin, edhe në hotele të tjera me standard që Durrësit dhe Golemit nuk i mungojnë, por edhe nuk kanë gjetur shumë hapësira pasi vendet ishin parablerë nga tregje të tjerë”do të shprehej kreu i Unionit Turistik Shqiptar Rrahman Kasa në një intervistë të fundit për “Monitor” pak javë më parë.

Pavarësisht ecurisë së mirë të turizmit të organizuar ai mbetet në totalin e sektorit me një peshë të ulët dhe pjesën më të madhe e mban turizmi individual. Të tjera grupe që kanë shfaqur rënie gjatë 6 mujorit të parë të vitit janë rumunët me rreth 18 për qind.

Rritja e shteteve që pësojnë rënie të hyrjeve edhe pse deri diku mund të kompensohet me rritjen që vjen nga shtetet e tjera sërish duhet të jetë një sinjal i shtuar për të kuptuar se cilat janë arsyet që po sjellin këtë tërheqje.

Në qershor edhe italianët që janë grupi më i madh pas Kosovës shënuan një tkurrje me 4 për qind diçka që nuk ishte vërejtur viteve të fundit qysh nga nisja e bumit turistik të shtetasve fqinje drejt vendit tonë.

Në janar-qershor në vendin tonë hynë 4.76 milionë të huaj me një rritje 4.8 për qind në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vetëm në qershor sipas shifrave ishin 1.32 milionë të huaj./MONITOR, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Related Posts

OBSH ngre alarmin: Shqipëria boshatiset nga mjekët, çdo vit largohet një brez i sapodiplomuar

Emigrimi i mjekëve shqiptarë po shndërrohet në kërcënimin kryesor për funksionimin e sistemit shëndetësor. Të dhënat e fundit në një publikim të Organizatës Botërore Shëndetësisë (OBSH) mbi…

Ngj*arje e rëndë në Shkodër: 18-vjeçarja kon’sumon medikamente për vetvr*sje

Një ngjarje e rëndë ndodhi në qytetin e Shkodrës, ku një 18-vjeçare tentoi të japë fund j*tës duke kons*muar medikamente në banesën e saj. Sipas njoftimit të…

Tre të miturat në Korçë përfuɳduan në spital/ Zbulohen karamelet me k’aɳabis që koɳsumuan vajzat, secila përmbante 10 mg THC

Tre vajzat e mitura të moshave 10, 7 dhe 3 vjeçe në qytetin e Korçës përfunduan në spital ditën e djeshme pasi koɳsumuan disa karamele që gjetën…

Kineze apo origjinale? Policia zbulon sa kushtuan orët e Mozzikut

Orët luksoze të reperit Mozzik kanë qenë kryetemë e diskutimeve gjatë 24 orëve të fundit. Ai ka blerë një Richard Mille dhe një Rolex. Fillimisht u raportua…

“Ka pacientë që mendojnë se i kanë bërë magji të zezë”/ Habit psikologu: Një lloj frikë…

Psikologu Eduart Tafa ishte një ditë më parë i ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku foli rreth besëtytnisë, magjisë së zezë, fallxhoreve. Ai komentoi…

Vjen lajmi i madh, Qeveria fal borxhet, ja çfarë duhet të dini

Qeveria ka prezantuar nismën “Paqja Fiskale 2026–2029”, e cila parashikon faljen e detyrimeve tatimore më të vjetra se 10 vite dhe një skemë të re ripagimi me…